Për të pagjeturit vetëm fjalë, jo vepra (Foto)

Kosova

Për të pagjeturit vetëm fjalë, jo vepra (Foto)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:52

(I plotësuar) - Kryetari i Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka akuzuar edhe ndërkombëtarët se, sipas tij, me vetëdije e qëllim të caktuar, nuk kanë bërë sa duhet që fati i të zhdukurve të zbardhet sa më shpejt.
Anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur sot kanë vendosur lule para përmendores së dedikuar personave të zhdukur. Bashkë me ta, nderime para këtij lapidari, ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Ai, duke u përkulur para kësaj përmendoreje, ka thënë se bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Mustafa, me këtë rast, ka përsëritur edhe një herë angazhimin e qeverisë kosovare për të zbardhur çështjen e personave të pagjetur.
Ai tha se, për këtë problem, ka biseduar edhe në Bruksel me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Frederika Mogerini, që më pas ajo të bisedojë edhe me palën serbe.
Ndërkohë, kryetari i Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka akuzuar edhe ndërkombëtarët se, sipas tij, me vetëdije e qëllim të caktuar, nuk kanë bërë sa duhet që fati i të zhdukurve të zbardhet sa më shpejt.

Dita Botërore e të Zhdukurve: Ambasada amerikane bashkëndjen me familjet e Kosovës

Në ditën botërore të të zhdukurve, ambasada amerikane përmes një letre të sekretarit të Departamentit të Shtetit, John Kerry, dërguar të gjitha familjeve në botë që ende nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre, ka thënë se SHBA-ja ende përkujdeset që të gjenden të gjithë të zhdukurit në botë.
"Në emër të ambasadës amerikane në Prishtinë, sot bashkëndjejmë me familjet e 1,654 të të zhdukurve në Kosovë", është shkruar në Facebook-un zyrtar të ambasadës amerikane.
"SHBA-të dhe partnerët tanë mbeten të kujdesshëm në përkushtimin tonë për të gjetur të zhdukurit kudo në botë. Ata mungojnë, por kurrë nuk mbeten të harruar. Nxisim të gjitha qeveritë kudo në botë që kanë informacione dhe fuqi të ndihmojnë në gjetjen e përgjigjeve mbi vendndodhjen e tyre", është shkruar në letrën e Kerry-t.







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat