Ngushllime të gjithë atyre që kanë dhimbje për Mark Krasniqin

Kosova

Ngushllime të gjithë atyre që kanë dhimbje për Mark Krasniqin

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:07

Profesor Markut i munguan 5 vite pa e mbush nji shekull jetë. Ndërrimi i jetes e shpëton njeriun nga vuajtjet në fundin e kësaj jete. Vdekjet e tilla quhen vdekje të mbara. Ngushllime familjes dhe të gjithë atyre që kanë dhimbje për profesorin dhe akademikun e shquar.

Kuptohet se kur është njeriu në pyetje, mendimet e njerzve munden me qenë të ndryshme. Shyqyr, as Krishti as Muhameti, nuk kanë prejardhje shqipëtare sepse edhe atyre ua kishim ngjitë ndonji bisht.

Për Markun mund të thuhet shum. Do t’a përmendi vetë një moment apo detal. Kur profesori ishte dekan I Fakultetit juridiko-ekonomik, njëren prej të drejtave ndërkombëtare në Prishtin e ligjeronte një beogradas, nëse nuk gaboj, quhej Stojqeviq. Gjatë provimeve ke ai, disa student kanë rrefuzuar me u përgjegjë në gjuhen serbe. Profesosri, në mënyrë demonstrative kishte reagu dhe kishte shku me e informuar Dekanin Mark. Më von, u kuptu se Marku iu kishte drejtu: a mendon ti se unë do t’I çortoi ata studenta? Jo more jo, ata kanë të drejtë me u përgjegjë në gjuhë shqipe.

Atëherë flitej: I lumt professor Markut.

Edhe sot po them të lumt, tani I ndjer, professor, pë këtë gjest dhe shum contribute. Ti pushon në paqë patjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat