A do të jetë Graçanica “kryeqyteti” i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë?

Kosova

A do të jetë Graçanica “kryeqyteti” i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 10:54

Një Ekip Menaxhues i përbërë nga ekipet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësim të Bashkimit Evropian, do të hartojnë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).
Sipas marrëveshjes për Asociacionin, në Statut parashihet edhe selia e Asociacionit, e që sipas burimit që ka parë draft-statutin është përfolur të jetë në Komunën e Graçanicës.

Përveç kësaj, është përfolur që në krye të Asociacionit të jetë kryetari i Gracanicës, Vlladeta Kostiq.

Jetmir Bakija, nga shoqëria civile, thotë se sipas marrëveshjes, në krye të AKS-së nuk mund të jetë ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Sipas marrëveshjes, presidentin dhe zëvendëspresidentin do t’i zgjedh Kuvendi, në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre, transmeton Tribuna Channel.

Ekipin Menaxhues, Tribuna Channel mëson se e përbën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, zëvendësi i tij Bajram Gecaj, Valon Murtezaj – këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa – dy perfaqësues të ekipit nga Beogradi dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat