Këshilltari i Thaçit thotë se marrëveshjet janë kthim kah e ardhmja dhe në interes të Kosovës

Kosova

Këshilltari i Thaçit thotë se marrëveshjet janë kthim kah e ardhmja dhe në interes të Kosovës

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:18

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, thotë se vlerësimet për marrëveshjen për Asociacionin nuk duhet të bëhen duke u nisur nga motivet politike. Marrëveshjet ndërkombëtare që arrin Kosova, sipas tij, nuk janë në interes të një partie politike apo të një tjetre, të një qeverie apo të një tjetre, por janë në interes të vetë shtetit të Kosovës.

“Është një marrëveshje që e konfirmon rolin konstruktiv të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që dëshmon se Kosova ka pjekurinë politike që të kthehet kah e ardhmja me bashkëpunim rajonal dhe në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pra, e mbyll temën e asociacionit pa zotime tjera përveç zotimit që të themelohet Asociacioni, një zotim që është bërë qysh para dy viteve me Marrëveshjen e Brukselit të prillit 2013”, thotë Arifaj.

Vlerësimet dhe opinionet që ftojnë për kujdes dhe vëmendje të shtuar, ai thotë se janë të mirëpritura, mirëpo konkludimet se kjo marrëveshje është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe e dëmshme për Kosovën, thotë se janë negative dhe të paqëndrueshme. “Me një shikim objektiv të marrëveshjes shihet se ajo as nuk bën bosnjëzimin e Kosovës, as nuk krijon një Republika Srpska dhe as nuk e ndanë Kosovën. Krejt çfarë bà «n ajo, zoton Qeverinë e Kosovës që të dekretojë themelimin e Asociacionit. Se si do të duket ky Asociacion dhe çfarë statuti do të ketë, mbetet të diskutohet ende në të ardhmen”, thotë këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj.

Ai thotë se gjasat që asociacioni të degjenerojë në diçka jo të mirë për Kosovën janë praktikisht të barabarta me zero. Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm nëse autoritetet në Kosovë, por edhe partnerët në Bruksel e Washington, mbyllin sytë dhe nuk kujdesen më për tërë projektin e shtetit të Kosovës. “Asgjë në politikë nuk është definitive, por gjithmonë mbetet elusive dhe kërkon vëmendje dhe përkushtim të përhershëm. E njëjta ndodh me çdo marrëveshje politike dhe kompromis politik. Këto krijojnë mundësi për zhvillime të reja, qoftë pozitive, qoftë negative. Kjo vlen edhe për Asociacionin. Qeveria e Kosovës ka dëshmuar se di të manovrojë në ujërat e rrëmbyeshme të marrëdhà «nieve ndërkombëtare dhe të ruajë interesin e Kosovës”, thotë Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat