Pacolli demanton Nikoliçin: Presidenti i Kazakistanit nuk tha se nuk do ta njohë Kosovën

Kosova

Pacolli demanton Nikoliçin: Presidenti i Kazakistanit nuk tha se nuk do ta njohë Kosovën

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 17:05

Pas raportimeve të medieve serbe se Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev i ka premtuar Presidentit të Serbisë Nikolic se Astana nuk do ta njohë Kosovën ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili i ka publikuar njoftimet kazake për këto takime.
Në bazë të njoftimeve të publikuara në profilin e tij në Facebook, del se Nazarbayev nuk ka premtuar se Astana nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës e as nuk do ta pengojë pavarësinë anëtarësimin në UNESCO.
Ja cfarë shkruar Pacolli.
Disa media të Kosovës, duke ju referuar mediave serbe përcollën një falsifikim të deklaratave të një takimi normal diplomatik midis Presidentit të Kazakstanit Nursultan Nazarbajev dhe atij serb Nikoliç. Sipas këtij falsifikimi, Presidenti Nazarbajev paska thënë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do ta ndihmojë Serbinë që Kosova të mos anëtarsohët në UNESCO.
Pse e thëm se ishte falsifikim?
Së pari duke u mbështetur nga krahasimi i lajmit në mediat kazake me ato serbe dhe ruse del se lajmet janë kundërthënse. Në mediat kazake, (zyrtare) Në njoftimet për këtë takim, nuk ka asnjë fjalie si këto që transmetohën nga mediat serbe. Në fjalimin e tij presidentit Nazarbajev ka deklarime të rëndomta për bashkëpunim ekonomik midis Kazakistanit dhe Serbisë, etj.
Mediat serbe si dhe disa media të Kosovës (që bazohën vetëm në mediat serbe dhe transmetojnë lajmin e shtrembëruar pa asnjë verifikim).
Së dyti, unë jam i bindur se nga sa e njoh unë personalisht, Presidenti Nazarbajev nuk i ka thënë këto fjali. Ky lajm që emetuan mediat serbe, të riprodhuara nga disa media të Kosovës është një manipulim me mikpritësin. E imagjinoj sesa shumë është goditur Nikoliç nga bukuria e Pallatit Presidencial në Astana, e ndërtuar nga shqiptarët, apo nga zhvillimi i kryeqytetit kazak për të cilin ka folur publikisht fjalë të mira.
Presidenti Nazarbajev është kryetari i një shteti ku punojnë dhe jetojnë 10 mijë shqiptarë, që kanë kontribut të madh në përparimin urban të kryeqytetit që e ka impresionuar aq shumë Nikoliçin.
Kazakistani është shteti i parë në këtë anë të botës që i ka njohur pasaportat e vendit tonë dhe ka dhënë vazhdimisht shenja miqësie ndaj kosovarëve.
Për më shumë Presidenti Nazarbajev është i vendosur të zhvillojë mardhënie ekonomike, kulturore, etj, me Shqipërinë, ashtu si edhe u konfirmua në vizitën e fundit të kryeministrit Rama në Astana vitin e shkuar apo në takime të tjera diplomatike mes përfaqësuesve të të dy shteteve.
Unë e kuptoj dëshprimin që ka kapur Serbinë nga integrimi i mëtejshëm ndërkombëtar i Kosovës, anëtarsimi në UNESCO është vetëm hap i fundit në radhën e hapave të këtij integrimi që Serbia don ta bllokojë.
E kuptoj edhe maninë për protagonizëm diplomatik të Presidentit Nikoliç i cili ka dashur të lobojë edhe në Kazakistan për këto qëllime, por Kazakistani për shumë arsye nuk është vendi ku Serbia mund të ketë sukses në objektivat e veta, e unë jam dikush që e di mirë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat