MASHT: Provimi i suksesshëm, testi shpërndahet në facebook

Kosova

MASHT: Provimi i suksesshëm, testi shpërndahet në facebook

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:13

Mbi 15 mijë maturantë nga mbarë vendi i janë nënshtruar sot pjesës së parë të provimit të maturës, afatit të gushtit. Ministria e Arsimit e ka konsideruar si provim i suksesshëm edhe pse testi është shpërndarë në facebook ku edhe është kërkuar ndihmë.

Sipas raporteve të cilat i ka siguruar Ministria e Arsimit, pas përfundimit të provimit, këtë herë është vërejtur vetëdijesim më i madh i maturantëve, të cilët i kanë përfillur me përpikmëri rregullat e përcaktuara nga MASHT.
Gjatë monitorimit të testit të maturës, nuk ka pasur të lajmëruara raste të kopjimit. Kanë qenë vetëm 4 raste individuale dhe ato janë izoluar dhe identifikuar nga MASHT-i.

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Azem Guri u shpreh se ky ka qenë ndër provimet më të suksesshme, të organizuara nga MASHT-i. Ai tha se i gjithë procesi ka shkuar për së mbari dhe ashtu siç është paraparë nga komisioni qendror shtetëror i maturës.

Guri: Procesi i maturës ka shkuar për së mbari

“Sot ka përfunduar pjesa e parë e provimit të maturës, afatit të gushtit. Sipas raporteve, të cilat i ka marr ko misioni qendror shtetëror i maturës nga terreni, konkudojmë se i gjithë procesi ka shkuar mbarë e mirë. I gjithë procesi i provimit të maturës është zhvilluar sipas planit dinamik që ka paraparë komisioni qendror shtetëror i maturës dhe nga terreni nuk kemi ndonjë rast të raportuar se mund të ketë ndodhë ndonjë nga qendrat e testimit dhe mund të ketë prish efektin e mbarëvajtjes së provimit shtetëror të maturës. Prandaj, sot mbi 15 mijë maturantë i janë nënshtru provimit shtetërore të maturës…maturantët, të cilët i kanë përfillur me përpikëri rregullat, të cilat i ka përcaktuar komisioni qendror shtetëror i maturës”, tha Guri.

Guri po ashtu tha se katër rastet tentativë të identifikuara nuk nënkuptojnë se ka pasur komunikim të maturantëve nëpër rrjete sociale, por vetëm raste individuale të cilat kanë arritur të kapen me kohë.

Guri: 4 raste tentativë kopjimi

“Janë katër raste tentativë të shpërndajnë testin në ëebfaqe, rrjete sociale, të cilët janë identifikuar dhe janë kap këto raste, prandaj me këto raste të vogla, ne nuk mund të themi se kemi pasur komunikime në rrjete sociale pos rasteve individuale”, shtoi Guri.

Pjesa e dytë e testit të maturës, të afatit të gushtit do të mbahet me 5 shtator, kurse rezultatet e këtij testi pritet të publikohen me 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat