AAK: Mund të ketë rikonfigurim të skenës politike në vend

Kosova

AAK: Mund të ketë rikonfigurim të skenës politike në vend

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:12

Zyrtarë të lartë të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, të prirë nga kryetari Ramush Haradinaj, në kuadër të një turi nëpër Kosovë, të cilin e kanë filluar tash e sa ditë, sot kanë qëndruar në Klinë. Para anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së, ata kanë shpalosur planin e veprimit për këtë komunë, si dhe përcaktimin e kësaj strukture për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Klinës dhe Kosovës në përgjithësi.

Kryetari i Degës se AAK-së në Klinë, Zenun Elezaj tha se AAK-së në Klinë po i bashkohen anëtarë të rinj dhe në këtë kuadër u veçua aderimi i Asambleistit Petrit Palushi, i cili u shpreh i kënaqur që tash e tutje aktivitetin e tij do të mund ta vazhdojë në AAK.

Ndërkaq kryetari Haradinaj u shpreh i kënaqur më frymën pozitive që po ndodhë në Klinë dhe me masovizimin e përgjithshëm të AAK-së që po ndodhë në tërë Kosovën.

Haradinaj tha se komuna e Klinës do të ketë një fokus të veçantë të tij gjatë gjithë kohës por sidomos tash pas zhvillimeve që do të mund të çojnë në ri konfigurimin e tërësishëm të skenës politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat