Meucci: Çështja e të pagjeturve – e rëndësisë madhore

Kosova

Meucci: Çështja e të pagjeturve – e rëndësisë madhore

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:51

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Gabriel Meuçi, ka deklaruar sot se çështja e personave të pagjetur është shumë e rëndësishme për shumë familje në Kosovë, por edhe e rëndësisë së jashtëzakonshme për këtë mision të Bashkimit Evropian.

Prej dhejtorit të vitit 2008, kur EULEX-i ka filluar të punoj me Njësinë për mjekësi ligjore të Ministrisë së drejtësisë të Kosovës, familjeve u janë kthyer mbetjet mortore të 483 personave të vrarë.

“Gjatë disa viteve të kaluara, EULEX-i i ka stërvitur ekipet lokale në terren për kryerjen e vlerësimit të lokacioneve dhe të zhvarrosjes, me qëllim që të forcohen kapacitetet e Kosovës në këtë proces të vështirë të kërkimit për të zhdukurit”, thuhet në një deklaratë të zotit Meuçi.

Këto komente u bënë derisa nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur.

Mëtutje, theksohet se misioni EULEXdo të mbetet i përkushtuar për dhënien e mbështetjes për institucionet e Kosovës me ekspertizë në fushën e mjekësisë ligjore, në mënyrë që sa më shpejtë të zbardhet fati i të zhdukurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat