Komuna e Obiliqit tejkalon buxhetin për investime kapitale

Kosova

Komuna e Obiliqit tejkalon buxhetin për investime kapitale

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:29

Komuna e Obiliqit që nga fillimi i këtij viti e deri më tani ka përfunduar mbi 75 % të punëve të parapara në kuadër të të gjitha drejtorive, duke bërë kështu që të jenë bukur përpara në krahasim me vitin paraprak.

E gjithë kjo, sipas kësaj komune është arritur për shkak të punimeve intensive të cilat janë duke u kryer, duke bërë kështu që të tejkalohet edhe buxheti i cili ka qenë i paraparë për deri tash.

Kjo komunë është në fazën e përfundimeve të investimeve kapitale, ku interes të veçantë kanë mirëmbajtja e kanalizimeve dhe rrjetit. Deri më tani është investuar pjesa e parë e kanalizimeve që kanë qenë mbi 56 mijë euro punimi i gypave të kanalizimit dhe i rrjeteve të reja.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Burim Gërguri, tha për KosovaPress se tani ata janë në fazën e dytë të rregullimit të kanalizimit në pjesën e qytetit të Obiliqit deri tek Instituti i Punës, investim ky që arrin vlerën mbi 90 mijë euro.

Rregullimi i kanalizimit paralel atmosferik dhe fe kale është në fazën përfundimtare edhe në hyrje të Obiliqit përgjatë rrugës kryesore. Sipas Gërgurit, aty ka qenë një problem i kamotshëm i cili ka sjellë pasoja të mëdha gjatë reshjeve.

Gërguri: Ka qenë një problem i jashtëzakonshëm i të reshurave

“Problemi që e keni hasur gjatë rrugës, punimet që janë duke u vazhduar e që janë në përfundim në bazë të plani dinamik, ka qenë një problem i jashtëzakonshëm i të reshurave, sidomos gjatë kohës së pranverës dhe të vjeshtës, kështu që do të zgjidhet një problem i kamotshëm i ujërave atmosferike dhe fekale. Ne nuk kemi besuar realisht që një pjesë e qytetërimin nuk ka pasur kanalizim, mirëpo për fat të mira po ndërtohet sivjet kanalizimi. Shuma për investime në rrjetin për ujëra të zeza dhe të bardha arrin diku afër 300 mijë euro”, tha Gërguri.

Ata tani më veç kanë lidhur një kontratë tjetër dhe pritet procedimi i punëve për rregullim të kanalizimit për trajtimin e ujërave atmosferike nga lumi Sitnica gjerë tek lagja Hashani që do të jetë kanalit dhe kanalizim. Ky projekt është paraparë të kushtoj mbi 120 mijë euro.

Përmes investimeve kapitale banorët e Komunës së Obiliqit po përfitojnë edhe në rregullimin e rrugëve. Kështu vetëm javën e kaluar janë asfaltuar 6 rrugë, ndërsa janë në planë edhe shumë rrugë të tjera.

Gërguri bëri të ditur se ata tani më janë edhe në fazën e investimeve dhe meremetimit të shkollave dhe objekteve arsimore, ku deri më tani disa shkolla veç janë përfunduar e disa janë ende në fazën e ndërtimit dhe të meremetimi.

Ai bëri të ditur se për të gjitha këto investime Komuna e Obiliqit ka tejkaluar buxhetin e paraparëpër këtë vit. Ndërsa, sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm i cili është rishikuar dy muaj më parë, ai thotë se mjetet e parapara nuk kanë dal ende në sistem për t’i ekzekutuar.

Gërguri: Është tejkaluar buxheti i paraparë

“Realisht të them të drejtën është shfrytëzuar, mbi masën më të madhe të investimeve kapitale. Pra, është tejkaluarbuxheti për shkak se ka pasur të hyra të paplanifikuar që kanë qenë nga shpronësimi, për fat të mirë është se këto nuk ndodhin çdo herë. Është tejkaluar edhe shpenzimi, mirëpo problem që mund të ceket këtu është që dy muaj pas rishikimit të buxhetit ende nuk kanë dal në sistem mjetet për t’i ekzekutuar. I kemi kontratat të hapura që në vazhdim duhet të ... mirëpo e mira është që grandet do të shpenzohen qind për qind, gjithashtu edhe mbi 90% të hyrat vetanake. Mjafton disa para t’i kemi dhe t’i dalim në shërbim të qytetarëve”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ai tregoi planet e tyre për të ardhmen.

Gërguri: Synojmë të përmbyllim ciklin e investimeve kapitale nëpër çdo fshatë

“Në të ardhmen po synojmë të përmbyllet cikli i investimeve kapitale nëpër çdo fshatë. Është hera e parë ndoshta këtyre viteve të pas luftës që bëhet shpërndarja e mjeteve në mënyrë proporcionale për çdo fshatë dhe çdo lokalitet. Është vetëm muaji i 20 i qeverisjes tonë dhe nuk ka fshatë që nuk kemi bërë investime. Po ashtu është viti i dytë radhazi që bëhet dezinfektimi i hapësirave publike kundër mushkonjave. Është hera e parë që pà «rdoret në Obiliq dhe kanë qenë tepër të suksesshme”, u shpreh ai.

Edhe pse kjo komunë ka tejkaluar buxhetin për investime kapitale, për fat të mirë ata kanë edhe disa grande të cilat nuk do të lejojnë që ata t’i ndalin punët në gjysmë deri sa të kenë edhe buxhetin për vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat