Ahmeti: Ja pse familjarët e Mustafës mund të marrin tendera

Kosova

Ahmeti: Ja pse familjarët e Mustafës mund të marrin tendera

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:14

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar ndaj akuzave që ka bërë kryeministri Isa Mustafa, ku akuzon punëtorët e Komunës së Prishtinës që e kanë gjuajtur me vezë në veturë, përderisa ai po shkonte në një intervistë në njërën prej mediumeve të Kosovës.

Në këtë rast, Mustafa kishte arsyetuar këtë veprim të tyre duke thënë se pasi që nuk po punojnë asgjë për qytetarët, ata po thyejnë ve.

Kurse, Shpend Ahmeti ka shkruar në facebook se përmes këtij shkrimi po vërehet se Mustafa e konsideron Qeverinë si ndonjë biznes të tij. Ai shton se kjo gjë e shpjegon faktin pse familjarët e tij mund të marrin tendera.

“Duke u munduar (sikurse në fushatën e Prishtinës) te bej shaka me emrin tim ai thotë "njerëzit që marrin rrogë të Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu më kanë gjuajtur me vezë. Së pari, askush nuk merr rrogë te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Njerëzit marrin rrogë te komuna e Prishtinës e nga taksat e qytetareve. Ata janë qytetare të Republikës së Kosovës. A i bien kjo që Isa Mustafa e konsideron çdo punëtorë të qeverisë në rrogë te Isa, si me qenë ndonjë biznes. Kjo atëherë shpjegon faktin që familjarët mund te marrin te ndera sepse janë brenda biznesit te tij”, ka shkruar Ahmeti në Facebook-un e tij.

Ahmeti në këtë postim ka shtuar se Mustafa është duke e kontrolluar policinë dhe prokurorinë, duke i mësuar ata se s’i të veprojnë. Ai me këtë rast kërkon edhe lirimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, njëherësh i bën thirrje Mustafës ta liroi postin e kryeministrit.

“Mustafa ka filluar shumë të thirret në polici e prokurori me urdhra se si duhet të veprojnë. E kuptojmë se këto institucione mund te jene te kapura por qytetaret nuk jetojnë me ne vitin 1998-1999”, thuhet në këtë shkrim. E treta, rrahja e një punëtori të komunës ne oborr të komunës kujton fotografi të dhimbshme të kohërave tjera. Fatmirësisht e xhiruar ne video, e fatkeqësisht e urdhëruar nga një kryeministër i Republikës, rrahja tregon qe regjimi ka filluar te behet i egër. Kjo nuk do te zgjasë shumë. Lirojeni Zyben dhe te tjerët, ballafaqohuni me kritikat e qytetareve e lirojeni postin qe nuk po dini ta mbani”, thuhet në këtë shkrim.

Ofendimet e ndërsjellët dhe të njëpasnjëshme të kryeministrit Mustafa dhe të Lëvizjes Vetëvendosje si duket nuk po kanë të ndalur.

E gjithë kjo ka filluar pasi që disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ditë më parë ishin nisur në drejtim të shtëpisë së kryeministrit Isa Mustafa në Prapashticë, në shenjë kundërshtimi për nënshkrimet e arritura në Bruksel me datën 25 gusht.

Njëra nga këto marrëveshje e cila ka acaruar më së shumti opozitën në përgjithësi dhe ka bërë që ata të marrin aksione të ndryshme në kundërshtim të saj, është nënshkrimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat