Kuçi: Nuk duhet të spekulohet me emrat e akuzuarve (Video)

Kosova

Kuçi: Nuk duhet të spekulohet me emrat e akuzuarve (Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 13:34

"E kam pa që është përfol shumë dhe ka filluar tani të bëhet edhe pak si modë nëpër media të ndryshme. Por ajo që dua të them, është se asnjëherë në jetë mua askush nuk m'i ka përmend ata emra. Qoftë zyrtarë vendor apo ndërkombëtar. Unë jam i bindur se prokurori i përgjegjshëm, dhe këta janë prokuror të përgjegjshëm, nuk janë në gjendje që të japin emrat e aq më pak një ministri të Drejtësisë apo dikujt tjetër, emrat do të jenë vetëm kur të ngritën aktakuzat, më herët mund të jenë supozime por aty edhe prokurori kur do të ngritë aktakuzën duhet ta merr konfirmimin nga Gjykata. Ka një proces, unë do të kisha dashtë të mos spekulojmë me të", Këtë e tha në intervistë për KosovaPress Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

>> Intervista e plotë e Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ku flet për Gjykaten Speciale... (VIDEO)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat