Ahmeti- Mustafës: Liroje postin qe nuk po dini ta mbani

Kosova

Ahmeti- Mustafës: Liroje postin qe nuk po dini ta mbani

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 12:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka mundur të përmbahet ndaj deklaratave të kryeministrit Mustafa.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se askush nuk merr rrogë nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, njerëzit marrin rrogë nga Komuna e Prishtinës dhe taksat e qytetarëve.
Lexoni postimin e plotë:
Kryeministri prej ofendimeve ne facebook, kercenimeve ne RTK paska kalu ne ofendime permes aforizmave e metaforave prape ne facebook.
Por edhe ne keto sulme ofenduese shihet mendesia dhe forma se si e sheh pushtetin z. Mustafa.
Duke u munduar (sikurse ne fushaten e Prishtines) te bej shaka me emrin tim ai thote "njerezit qe marrin rroge te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu me kane gjuajtur me veze".
Se pari, askush nuk merr rroge te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Njerezit marrin rroge te komuna e Prishtines e nga taksat e qytetareve. Ata jane qytetare te Republikes se Kosoves. A i bjen kjo qe Isa Mustafa e konsideron cdo punetore te qeverise ne rroge te Isa, si me qene ndonje biznes. Kjo atehere shpjegon faktin qe familjaret mund te marrin tendera sepse jane brenda biznesit te tij.
Se dyti, Mustafa ka filluar shume te thirret ne polici e prokurori me urdhera se si duhet te veprojne. E kuptojme se keto institucione mund te jene te kapura por qytetaret nuk jetojne me ne vitin 1998-1999.
E treta, rrahja e nje punetori te komunes ne oborr te komunes kujton fotografi te dhimbshme te koherave tjera. Fatmiresisht e xhiruar ne video, e fatkeqesisht e urdheruar nga nje kryeminister i Republikes, rrahja tregon qe regjimi ka filluar te behet i eger. Kjo nuk do te zgjase shume. Lirone Zyben dhe te tjeret, ballafaqonu me kritikat e qytetareve e lirone postin qe nuk po dini ta mbani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat