Përkthimi në shqip, forcon Asociacionin

Kosova

Përkthimi në shqip, forcon Asociacionin

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 08:09

Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë janë treguar “naivë” me përkthimin nga anglishtja në shqip të dokumentit bazë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe.
“Pleqnarët” kosovarë ose e kanë përkthyer keq ose qëllimisht para opinionit kosovar po e interpretojnë si të mirë marrëveshjen për Asociacionin.

Kështu kanë vlerësuar analistët politikë në vend, të cilët kanë analizuar disa nga këto përkthime të pasakta. Ata madje thonë se marrëveshja lë hapësirë për dykuptimësi, prandaj sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e vëmendshme gjatë përpilimit të Statutit të Asociacionit në mënyrë që të mos themelohet një asociacion ekzekutiv.

Kështu në tekstin origjinal të marrëveshjes në pikën 3 është përdorur termi “Asambleja Kushtetuese” ndërsa në shqip është përkthyer si “Kuvend themelues”.

Po ashtu në vend të termit “Vëzhgim i plotë” është përkthyer “vështrim i plotë”, e po ashtu është lënë mundësia që Asociacioni të quhet edhe “Bashkësi” e që dallon nga “Asociacioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat