Policia thotë se Zyba ishte i dhunshëm, prandaj u arrestua

Kosova

Policia thotë se Zyba ishte i dhunshëm, prandaj u arrestua

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:08

Për informim të drejtë dhe korrekt të opinionit Policia sqaron se gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër Komunës së Prishtinës vetura e Kryeministrit është gjuajtur me vezë nga disa persona.

"Policia e Kosovës duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informatën se dy persona të moshës së re kanë lëshuar një qese të mbushur me diçka ( të dyshuar) tek rrethoja e Komunës së Prishtinës (saktësisht tek gardhi i gjallë).

Dy zyrtarët policor në detyrë kanë shkuar në atë lokacion për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar, dhe aty në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar (S. Z.) duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policor të angazhuar në detyrë zyrtare.

Pasi që i dyshuari në fjalë (S. Z.), ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policor, në asistencë për ta vu në kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile.

Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore", njofotn Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat