Dardan Sejdiut “i vjen marre që Mustafës nuk i vjen marre”!

Kosova

Dardan Sejdiut “i vjen marre që Mustafës nuk i vjen marre”!

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:24

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj intervistës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, në televizionin publik.

“Mua po më vjen marre qysh juve nuk po ju vjen marrë çka po flisni o kryeministër! Turpi i botës jeni”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe sonte ka qenë shumë i rreptë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët sipas tij po i ngatërrojnë nocionet e privatësisë me nocionet politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat