Gjatë fundjavës temperaturat në rritje

Kosova

Gjatë fundjavës temperaturat në rritje

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:02

Ditëve të fundjavës vapa afrikane do të vazhdoj të shtrihet mbi kontinentin evropian dhe të rrisë më tutje temperaturat. Në ndërkohë mbi rajonin tonë fushat me presion të lartë do të vazhdojnë të sjellin mot kryesisht me diell, e ditëve të fundjavës do të ketë edhe vranësira kalimtare, por kryesisht të larta.

Sipas parashikimeve të fundit, nga fillimi i muajit shtator nga Atlantiku pritet depërtimi i turbullirave përgjatë Evropës qendrore, e që në vendin tonë nga dita e mërkurë pritet të sjellin mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve do të jenë në rritje dhe do të sillen nga 33C deri në 35C, e ato minimale nga 15C deri 17C.

Era do të fryjë nga verilindja dhe juglindja 2-6m/s, derisa shtypja atmosferike në fillim do të jetë në rritje, e nga shtatori do të zbres gradualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat