Mustafa: Le të vijnë VV-ja në shtëpinë time, veç nuk e di si do të dalin–falje i kërkoj gomarit, jo Albinit

Kosova

Mustafa: Le të vijnë VV-ja në shtëpinë time, veç nuk e di si do të dalin–falje i kërkoj gomarit, jo Albinit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:52

Kryeministri Isa Mustafa është treguar i ashpër me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe krerët e saj, sa i përket aksionit për të shkuar në shtëpinë e tij në Prapashticë dhe më pas shpërthimin e fjalosjes ndërmjet dy palëve.

Kurrë nuk ka pas hyrje me zor në shtëpi të shqiptarit, prandaj këtë duhet ta dinë edhe Vetëvendosje, a janë të mëdhenj a të vegjël duhet ta dinë se nuk hyhet në shtëpi të huaja”, ka thënë Mustafa, duke vazhduar tutje.. “më hy hyjnë, por nuk e dinë si do të dalin”.

“Jemi shqiptar, kemi familje, kemi traditë... nuk kemi pas problem me shqiptarë kurrë, por serb e të tjerë. Stërgjyshi u vra nga bullgarët, gjyshi ka vdekur duke luftuar me serbët”.

“Nuk guxojmë të lejojnë që të shqetësohen familjarët tuaj, fëmijët. Nuk guxojmë të lejojmë. Nuk jam kryeministër privat, privat jam vetëm në shtëpinë timë”, ka thënë tutje ai.

Tutje Mustafa ka thënë se ai që nga nesër do të jetë në Prapashticë. “Hajdeni nëse jeni burra e trima e hyni në oborr, e jo të merrni vajza me veti. Le të vijnë edhe ata që janë në krye të VV-së”.

Sa i përkët kërkim faljes ndaj Albin Kurtit të cilin e quajti gomar, Mustafa ka thënë se mund t’i kërkoj falje veç gomarit që e ka krahasuar me të.

“Edhe bagëtia e respekton gardhin, e ata nuk po e bëjnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat