Për ulje të shpenzimeve, reduktohet stafi i ekipit dialogues me Serbinë (Video)

Kosova

Për ulje të shpenzimeve, reduktohet stafi i ekipit dialogues me Serbinë (Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:07

Delegacioni i Kosovës në Bruksel, ai i nivelit politik i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, dhe ai i nivelit teknik të udhëheqëur nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, është reduktuar në këtë raund të dialogut me Beogradin, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Një gjë e tillë është kërkuar nga kryeministri Mustafa, me qëllim të reduktimit të shpenzimeve në udhëtime.

Kështu të paktën arsyetohet Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, por pa sqaruar se çfarë ka qenë më përpara përbërja e delegacionit të Kosovës, në dyja nivelet, dhe çfarë ka qenë ajo e të hënës dhe të martës në udhëtimin në Bruksel.

Sipas raportit gjashtëmujor të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-qershor 2015, ka patur rënie të shpenzimeve të udhëtimeve. Krahasuar me dy vjetët e mëparshme, këto shpenzime kanë pësuar ndryshim për 12 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat