VV godet makinën e Kryeministrit me vezë të prishura

Kosova

VV godet makinën e Kryeministrit me vezë të prishura

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:47

Para pak minutash aktivistët e VETËVENDOSJE-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa

Para pak minutash aktivistët e VETËVENDOSJE-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK ku ka emision tani.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat