Mustafa: marrëveshjet me Serbinë, të nevojshme

Kosova

Mustafa: marrëveshjet me Serbinë, të nevojshme

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:39

Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa tha të premten se marrëveshjet me Serbinë nuk janë më të mirat, por janë rruga e shtrirjes së sovranitetit edhe në veriun e vendit.

Katër marrëveshje, në mesin e të cilave edhe ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe, të nënshkruara të martën në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë nxitur kundërshtimin e partive opozitare, të cilat e shohin atë si rrugë të krijimit të pushtetit të tretë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat