Selia në Graçanicë: Ja kush do të jenë hartuesit e Statutit të Asociacionit (Video)

Kosova

Selia në Graçanicë: Ja kush do të jenë hartuesit e Statutit të Asociacionit (Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:27

Një Ekip Menaxhues i përbërë nga ekipet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësim të Bashkimit Evropian, do të hartojnë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

Tribuna Channel mëson se ekziston një draft-statut, si një prej dokumenteve themelore të AKS-së.

Sipas marrëveshjes për Asociacionin, në Statut parashihet edhe selia e Asociacionit, e që sipas burimit që ka parë draft-statutin është përfolur të jetë në Komunën e Graçanicës.

Përveç kësaj, është përfolur që në krye të Asociacionit të jetë kryetari i Gracanicës, Vlladeta Kostiq.

Jetmir Bakija, nga shoqëria civile, thotë se sipas marrëveshjes, në krye të AKS-së nuk mund të jetë ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Sipas marrëveshjes, presidentin dhe zëvendëspresidentin do t’i zgjedh Kuvendi, në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.

Ekipin Menaxhues, Tribuna Channel mëson se e përbën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, zëvendësi i tij Bajram Gecaj, Valon Murtezaj - këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa - dy perfaqësues të ekipit nga Beogradi dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat