Haradinaj në Prizren shpreh pakënaqësinë për politikat fiskale

Kosova

Haradinaj në Prizren shpreh pakënaqësinë për politikat fiskale

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:17

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit dhe ka vizituar disa vende. Në mesin e vendeve që vizitoi ai u ndal edhe tek një kompani për prodhimin e lëngjeve.

E, aty së bashku me drejtoreshën e kompanisë së lëngjeve “Fruti” shprehen pakënaqësitë për politikat fiskale.

Ai tha se është i pakënaqur me trajtimin që po u bëhet bizneseve vendore nga Qeveria e vendit, por shpreson që së shpejti kjo gjendje të ndryshohet dhe prodhuesit vendorë të stimulohen me politika të mirëfillta fiskale.

Ndërkaq, drejtoresha e kompanisë së lëngjeve, Rina Malësori e falënderoi kryetarin Haradinaj për vizitë dhe e njoftoi me punët që zhvillohen në këtë kompani, e cila ka 170 të punësuar.

Malësori e shprehu po ashtu pakënaqësinë me politikat fiskale, e sidomos te akciza retroaktive, e cila po ju sjell mjaft probleme në zhvillim të biznesit.

Haradinaj ka vizituar edhe Teqenë e Sheh Abdyl Kadrit. E këtu tha se kontributi i institucioneve fetare gjatë gjithë historisë ka qenë i madh. Me këtë rast, Haradinaj shprehu falënderime të mëdha p ër mënyrën e kultivimit të vlerave fetare në Kosovë, të cilat gjithmonë kanë qenë në frymën kombëtare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

Haradinaj pastaj vazhdoi vizitën tek Sindikatat e Pavarura të Punëtorëve të Prizrenit, ku shprehu keqardhje për gjendjen e rënd të këtyre ish-punëtorëve dhe u premtoi që në bashkëpunim edhe me deputetët e Kuvendit do t'i shikojë të gjitha mundësitë që në Kuvend të gjendet ndonjë hapësirë që me ligj këtyre ish-punëtorëve t’u mundësohet një prioritet i punësimit për ata që nuk e kanë moshën e pensionit dhe mundësisht këtyre ish-punëtorëve t’u jepet një lloj page parapensionale.

Vizita e kryetarit Haradinaj u përmbyll në Shoqatat e dala nga Lufta të UÇK-së, dega në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat