Shoqëria Civile: Mustafa përdori gjuhë të urrejtjes, ky i fundit nuk kërkon falje

Kosova

Shoqëria Civile: Mustafa përdori gjuhë të urrejtjes, ky i fundit nuk kërkon falje

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:54

Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre për të komunikuar me publikun jo çdo herë po del të jetë i suksesshëm. Madje, shpeshherë komunikimi i zyrtarëve shtetëror përmes rrjeteve sociale dhe gjuha që ata përdorin po rezulton të jetë e gabuar dhe e paqëlluar. Gjuha që përdorin politikanët kosovar, madje edhe liderët institucional po cilësohet si një gjuhë që nuk shkon konformë rolit që ata duhet të ketë dhe përgjegjësisë institucionale që bartin mbi vete.

Rasti më i freskët, i përdorimit të gjuhës jo adekuate ishte ai i kryeministrit Isa Mustafa, i cili në llogarinë e tij në rrjetin sociale Facebook, duke iu drejtuar ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kishte quajtur atë “gomar”.

Mustafa kishte shkruar gjatë ditës se djeshme se “A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednices me djemtë e mijë??? Te drejtohet kah unë Ukshi se e ka humbur rrugën”.

Mirëpo Mustafa as në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur sot nuk ka pranuar të kërkoj falje, duke thënë se i vjen keq nga qytetarët për gjuhën që ka përdorur por nuk do t’i kërkojë falje Lëvizja Vetëvendosje, derisa kjo e fundit nuk i kërkon falje familjes së tij të cilën e kanë ofenduar por edhe banorëve të fshatit Prapashticë, të cilët i kanë shqetësuar.

“Sa i përket kërkimit të faljes unë së pari them se e ndih vetën keq të vij në situatë që të përdori një fjalor të tillë. Por përderisa tjerët merren me familjen time, manipulojnë me të, edhe i detyrojnë ata i qesin në pozitëshumë të rëndë, atëherë unë atyre do të ju kërkoj falje kur ata t’i kërkojnë familje familjes, time , më kërkojnë falje mu, i kërkojnë falje fshatit tim që shkoj dhe e shqetësojnë. Sepse nuk kaqë nuk ka askush të drejtë ta bëj atë. Të më kërkoj falje mu edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes i cili del edhe bënë deklarata shumë të ulëta e keni digju atë. Nuk janë deklarata që duhet të shkëmbehen mes nesh si kryetar të partive”, tha Mustafa.

Ndërkohë, një gjuhë e tillë nga ana e politologëve dhe njohësve të rrethanave politike në vend, po vlerësohet se përveç të jetë e gabuar, ësht ë edhe gjuhë e urrejtjes, gjuhë e cila shkon përtej lirisë së shprehjes.

Se Mustafa ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka abuzuar me lirinë e shprehjes e thotë analisti Albert Krasniqi, sipas së cilit kryeministri Mustafa po përdorë një gjuhë të tillë sa herë që me të nuk pajtohen qoftë opozita, qoftë dikush nga shoqëria civile.

“Kjo është, mund të cilësohet lirisht si një gjuhë e urrejtjes, po abuzohet me lirin e shprehjes për shkak se këtu ka elemente të ofendimit, të përçmimit, të përbuzjes së kundërshtarëve të tij politik dhe është një dhunë verbale e cila po bëhet kryeministri ndaj të gjithë atyre që nuk po pajtohen me idetë e tij, si e tillë do të duhet të dënohet”, tha Krasniqi.

Sipas tij, një gjuhë e tillë ka pasur raste që është dënuar nga institucionet evropiane të drejtësisë, pasi që si e tillë ndikon në prishjen e rendit publik.

“ Edhe me konventat evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka pasur shumë vendimi ku gjykata Evropiane e Drejtësisë ka shqiptuar dënime ndaj politikanëve, ndaj zyrtarëve të cilët kanë përdorur një gjuhë të tillë të urrejtjes për shkak se ka prishur rendin publik”, tha Krasniqi.

Kurse për politologun Behlul Beqaj, gjuha e urrejtjes e përdorur nga kryeministri Mustafa reflekton frustrim të tij dhe paaftësi të tij për t’u përballur me situatën pa përdorur gjuhë të urrejtës.

Për të parandaluar përdorimin e kësaj gjuhe, sipas Beqajt të gjithë njerëzit e shoqërisë civile por edhe qytetarët duhet të bashkohen.

“Gjuha e urrejtjes fakt është reflektim i frustrimit , i primitivizmit dhe paaftësisë së personit qëpërdorë gjuhën e urrejtjes karshi personit që ja dedikon. Kjo flet më tepër për të se sa për personin që ja dedikon gjuhën. Në kuptimin juridik ta them të drejtën më shumë e konsideroj gjuhën e urrejtjessi vepër penale, se sasi shprehje të lirës dhe në këtë kuptim mendoj që është një keqpërdorim i një situate dhe i një rrethane e cila duhet të gjykohet ngastë gjithë që merren jo vetëm me shkrim, jo vetëm me lexim por me opinionin publik, ngase kjo mund të pengohet vetëm e vetëm nëse i bëjmë të gjithë dig, dhe kjo është rruga që të gjithë duhet ta ndjekim nëse duam të jemi në nivelin civilizues që duhet të jemi”, tha Beqaj.

Në anën tjetër, jo më pak të zhgënjyer me gjuhën që ka përdorur kryeministri Mustafa gjatë ditës së dj eshme shprehen të jenë qytetarët.

Flamur Shehu tha se një gjuhë e tillë e kryeministrit Mustafa nuk mund të arsyetohet.

“Personalisht për vete nuk e arsyetoj atë në asnjë mënyrë, gjerash është ai një profesor, një ekonomistë, derisa ne presim një edukatë prej tij jo fjalor që i përket një kryeministri dhe një njeri intelektual siç është ai…Me kësi sjellje nuk mujna me shku as përtej lumit të Ibrit qysh po kërkohet”, tha Shehu.

Ndërsa, një qytetarët tjetër Xhelal Bajçinovci tha se nuk kishte pritur një gjuhë të tillë nga ana e kryeministrit.

“ Isa Mustafa nuk është dashtë me shprehë atë fjali, edhe është shumë keq prej tina, se është ka e përfaqëson Kosovën edhe shtetin d he me ra aq në nivel të fjalëve të rrugaçëve është marre për të, veç është ka e korit fytyrën e vet dhe punën e vet, të cilën çdo ditë po e devalvon”, tha Bajçinovci.

Ndërsa për Veli Veliun përdorimi i një gjuhe të tillë nuk është ndonjë befasi, meqë sipas tij sistemi shumë partiak lejon përdorimin e kësaj gjuhe.

“Është e tolerueshme, kjo ndodh edhe në vendet e tjera, është moment, është prekur një moment në shpejtësi, e thotë një mendim të vetin dhe dëshiron që kundërshtaritt’i kundërvihet me atë fjalor, por nuk është diçka për tu befasuar sepse në sistemin shumë partiak kjo është, dëgjon këso shprehjesh edhe kur dikujt si pëlqen. Mirëpo tek ne qytetarët habiten, reagojnë, sepse ende nuk janë shkëput nga ato botëkuptimet e sistemit të vjetër”, tha Veliu.

Ndërkohë ndaj deklaratave të kryeministrit Mustafa ka reaguar edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtrohet domosdoshmëria që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denigrues.

Ai në rrjetin social Facebook ka shtruar pyetjen se kush duhet ta hapë atë shkollë dhe cilët do të jenë edukatoret, kur dihet se ky është fjalor edhe i akademikëve.

“Nuk kam asnjë dyshim, urgjentisht na duhet të bëjmë diçka, për ta ndryshuar gjuhën e komunikimit për një bashkëbisedim me kulturë. Kurse atyre që u duket se kanë një farë arsimi, ju duhet shumë kohezioni e konsistenca për çdo formë te opinioneve që shfaqin në publik! Respektojeni opinionin publik e mos ua fyeni inteligjencën njerëzve. Ju lutem, sidomos qeveritarëv e, përdoreni gjuhën njerëzisht”, ka shkruar ai.

Krasniqi sa do që ka kritikuar Mustafën, edhe vet ka përdorur një gjuhë të tillë, duke i thënë Mustafës dhe të tjerëve në qeveri se“(...)Mos u bëni skiftera vetëm me opozitën?! E "pula të lagura me ata që duhet të jeni Skiftera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat