​Mustafa: Mos e boni të madhe për 2900 euro

Kosova

​Mustafa: Mos e boni të madhe për 2900 euro

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:42

(E plotësuar) Për tenderin e Qeverisë dhënë djalit të Isa Mustafës, për të cilin u raportua dy ditë më parë ka folur sot në një konferencë për media vetë i përfoluri Kryeministri Mustafa.

Ai, po garanton se asnjë tender nuk i ka dhënë askujt dhe se nuk ka pasur idenë se ku i dërgojnë njerëzit e Qeverisë makinat për t’i servisuar.

Mustafa po thotë se disa nga makinat që i posedon Qeveria janë në gjendje jo të rregullt dhe sipas tij ka ndodhur që njëra nga to të dërgohet në një servisim ku djali i tij është menaxher i saj.

Por, shuma prej 2900 eurosh sa edhe ka kushtuar servizimi i kësaj makine nuk po i duket Isa Mustafës shumë e madhe, sa për t’u bërë lajm.

Ai dhe familja e tij nëse do të kishin nevojë, do të kishin për më shumë para, 100 mijë, 500 mijë apo edhe 1 milion, por jo edhe për një shifër prej 2900 eurosh.

“Është dhënë një ofertë prej 2900 eurove e cila është ofertë për punët që janë kryer dhe për pjesët qà « janë ndërruar dhe nuk është ofertë që dikush të përfitoj. Dhe për këtë kam pasur reagime në këtë rast pak më të ashpër sesa që duhet, sepse kam konsideruar që kjo nuk është normale që të bëhet kjo punë e madhe, që të thonë se kryeministri u jep tender djemve të vet. Që po t’i kisha jep ndonjë tender 100 mijë, 500 mijë a 1 milion diqysh,.. po 2900 euro të bëhet rast dhe të shkojnë të thonë që kryeministri me djem të vet po e plaçkitë buxhetin e në këtë rast bëhet fjalë vetëm për punën që mjeshtrit atje e kanë kryer një riparim të automjetit edhe për materialin të cilat janë blerë dhe janë bërë”, tha Mustafa.

E për të hequr dyshimet Mustaf thotë se do ja ndalojë djalit të tij që të marrë në dorë veturat e Qeverisë. Ndërsa, për këtë rast ka thënë se nëse është bërë ndonjë shkelje me të do të merret Agjencioni Kundërkorrupsion dhe nëse ka konflikt interesi atëherë e gjithë aj o do të vijë në vend dhe do të rregullohet.

E po ashtu nuk ka lënë pa u marrë edhe me aksionin e Vetëvendosjes pranë shtëpisë së tij në Prapashticë.

Mustafa ka thënë se nuk i miraton dhe nuk do t’i lejoj veprimet huligane ndaj pronës dhe ndaj familjes së tij, të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës që ai ishte në Bruksel. Ai premtoi se çdo kush që e ka shkelur ligjin me këtë rast do të ndëshkohet.

“Askush nuk ka të drejt dhe nuk do ta realizoj të drejtën të sulmoj pronën private, të sulmoj familjen qoftë e imja apo e tjetër kujt nuk është me rëndësi, sepse unë nuk jam person privat këtu, por jam kryeministër i vendit dhe si kryeministër i vendit unë marr vendime në interes të vendit në bazë kushtetutës dhe ligjit dhe unë përgjigjem pa ra ligjit për vendimet të cilat unë i marr dhe po ashtu do të përgjigjet para ligjit çdo njëri që merr veprimet të cilat janë në kundërshtim me ligjin, traditën dhe në kundërshtim me sjellën tonë, edukatën familjare dhe edukatën qytetarë të cilën ne e kemi ndërtuar dhe secili prej nesh e ka në shtëpinë e vet”, u shpreh Mustafa.

E sa i përket marrëveshjes që është arritur me 25 gusht në Bruksel për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ai garantoi çdo qytetarë të Kosovës se ky asociacion nuk ka kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Qeverisjen e Kosovës. Ai shtoi se ky asociacioni nuk mund të ofroj shërbime për qytetarët, por do të ofrojë shërbime vetëm për komunat anëtare të tij.

E Edita Tahiri, e pyetur se si e komenton deklaratën e Komandantit Rajonal të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq, i cili ka thënë se me këtë marrëveshje Serbia ia ka bërë Kosovës 5 me 0, ajo tha se me këto gjëra Serbia po ja mbyllë vetës rrugën për Integrimin Evropian.

“Për fjalorin e zotit Gjuriq, po mendoj se e ka ngatërruar me atë lojën e futbollit që është luajtur para samitit dhe pata thënë për një medium se Serbia kaq sheh, kaq gjykon dhe kaq dinë. Sinqerisht po ju them se Serbia nëse vazhdon kështu siç ishte pyetja se a dëshiron ta përfshij asociacionin në kushtetutën e vet, mendoj që ja mbyllë vetës rrugën për integrimet Evropiane”, tha Tahiri.

Mes tjerash, Mustafa, bëri të ditur se Kosova tashmë vetëm i ka përmbushur kërkesat e kërkuara për Liberalizimin e Vizave dhe se është vetëm çështje kohe që të hiqen ato. Ai shtoi se çështja e liberalizimit të vizave është vetëm njëra nga të mirat që do i sjellin vendit tonë marrëveshjet e 25 gushtit

Mustafa: Kam nevojë për pare të madhe, jo 2900 euro

Kryeministri i Kosvës Isa Mustafa në konferencë me gazetarë ka folur edhe për çështjen e tenderit që të bijtë kishin fituar për servisimin e një BMW-je të blinduar të Zyrës së Kryeministrit.

“Në paça nevojë kam nevojë për naj pare të madhe sepse për 2 mijë e 900 euro edhe si profesor universiteti edhe si Kryeministër edhe si anëtar i akademisë nuk i vlerësoj”, deklaroi kryeministri .

Por ai nuk specifikoi as nevojat e as shumën e “pares së madhe”, por shtoi se në fakt edhe shuma si ajo e servisimit të makinës, i vlerëson çdo herë “por nuk janë pare që m'u bo bujë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat