Pula-Shiroka interesohet për trajtimin e grave me kancer

Kosova

Pula-Shiroka interesohet për trajtimin e grave me kancer

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 15:39

Kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Pula- Shiroka gjatë ditës së sotme ka vizituar QKUK-në për t’u interesuar në lidhje me trajtimin e grave të sëmura me kancer dhe format e ndihmesës që mund të japin në mjekimin e tyre.

Në takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ajo tha se ka ardhur të bisedojë dhe interesohet në lidhje me mundësitë e trajtimit të grave që vuajnë nga kanceri, fushatat vetëdijësuse mbi rëndësinë e mjekimit dhe trajtimit të hershëm të kësaj sëmundje, raporton lajmi.net.

“Qëllimi i vizitës sime është sensibilizimi i opinionit, në veçanti grave në lidhje me mundësitë që ekzistojnë për diagnotifikim dhe trajtim të sëmundjes së kancerit, meqë shumë nga to nuk e dinë që mund të marrin mjekimin edhe në Kosovë”, theksoi Pula- Shiroka.

Përveç tjerash, Pula-Shiroka ka kërkuar përkrahjen e Qendrës Onkologjike dhe përkrahjen e institucioneve adekuate shtetërore, që në kuadër të ligjit për shëndetësi të parashihen vizita sistematike, obligative sidomos për gratë mbi moshën 40 vjeçare, si dhe të ketë mamograf në të gjitha qendrat spitalore dhe të këtë një mamograf mobil, po ashtu, që lëvizë nëpër qendrat e thella jo-urbane.

Ndërsa sipas Shirokes, mbeten në përgjegjësinë e Institutit Kombëtar Shëndetësor që të bëhet lista, e Kancer Regjistrit, që do të ndihmonte në bazën e të dhënat statistikore, rreth llojit, numrit dhe regjioneve që janë të prekura nga kjo sëmundje.

“Shiroka –Pula, tha se është e informuar në lidhje me punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore dhe numrin e madh të pacientëve që janë mjekuar në kuadër të kësaj klinike, por po ashtu me vështirësitë dhe mos përkrahjen e duhur buxhetore për QKUK-në. Ajo në mes tjerash tha se është e informuar në lidhje me punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore dhe numrin e madh të pacientëve që janë mjekuar”, thuhet në komunikatën për media.

Kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-s, Pula Shiroka, premtoj se do të angazhohet që përmes grave deputete dhe mekanizmave tjerë, të ngre zërin për t’ju dalë në ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë, që e përbën gjysmën e popullatës.

Gjatë vizitës në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore, Justina Shiroka Pula u takua edhe me drejtorin, Ekrem Hyseni dhe stafin mjekësor, meqë rast ajo përgëzoj për punën, angazhimin, vullnetin, përkushtimin dhe menaxhimin e barnave në këtë klinik. Ndërsa i ka inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe tejet humane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat