Shoqata: Shqipëria po gjobitë transportuesit nga Kosova

Kosova

Shoqata: Shqipëria po gjobitë transportuesit nga Kosova

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:47

Shoqata e ndërmarrjeve që mirën me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, kanë reaguar lidhur me një vendim të Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani për kufizimin e sasisë së karburantit që gjendet në serbatorët (rezervuarët) e makinave transportuese, gati se e ka pamundësuar tregtinë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, tregtarët kosovarë (shoferët e makinave transportuese) po penalizohen me gjoba të rënda për shkak se në serbatorët (rezervuarët) e derivateve po mbajnë më shumë se 200 litra karburant.

Duke qenë se serbatorët e transportueseve të mallrave të ndryshme si maunet e mallrave dhe autobotët e derivateve, kanë serbatorë (rezervuarë) që furnizohen me më shumë se 200 litra, kjo për Doganën Shqiptare përbën kontrabandë.

Sipas Berjanit, kjo logjikë është në kundërshtim me të gjitha udhëzimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë, si dhe me parimet dhe metodologjinë e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Në kohën kur tregu kosovar ka zënë të konsolidohet mirë me mallrat që importon nga Shqipëria, ky vendim i Ministrit Shkëlqim Cami seriozisht e ka rrezikuar importin e Kosovës nga Shqipëria”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave Shkelqim Cani rishikimin e vendimit të datës 12.05.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat