Ministria e Punës ndihmon gratë që u mbijetuan torturave

Kosova

Ministria e Punës ndihmon gratë që u mbijetuan torturave

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:56

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bashkë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nënshkroi marrëveshje e mirëkuptimi.

Marrëveshja synon mbështetjen e realizimit të programit 5 mujor për trajnimin e 20 grave.

Programi i trajnimit i këtyre 20 grave është kurse aftësuese për punë që përfshinë rrobaqepësinë dhe certifikimin e të aftësuarve, ku disa gra pas trajnimit do të munden të punësohen në “Kosova Tex” dhe në disa kompani tjera prodhuese të tekstilit në Kosovë dhe të gjenerojnë të ardhura.

Në komunikatën zyrtare të Ministrisë thuhet se përkrahja për këto kategori do të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat