Komuna e Gjakovës: Kosova dhe shqiptarët sot humbën një personalitet të dalluar të çështjes gjithëkombëtare

Kosova

Komuna e Gjakovës: Kosova dhe shqiptarët sot humbën një personalitet të dalluar të çështjes gjithëkombëtare

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:10

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Krasniqi, miq dhe bashkëpunëtorë të Akademik Mark Krasniqit,
Me hidhërim të thellë pranuam lajmin për humbjen e intelektualit, historianit, veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare, profesorit universitar, akademikut të shquar dhe patriotit tonë, profesor Mark Krasniqi.
Kosova dhe shqiptarët sot humbën një personalitet të dalluar të çështjes sonë gjithëkombëtare, njeriun e intelektit i cili parreshtur dekada me radhë të jetës dhe punës i doli zot atdheut, i doli zot lirisë dhe demokracisë në Kosovë!
Akademik Mark Krasniqi me kontributin e tij në historinë më të re të shqipëtarëve do të mbetet personazh i dalluar dhe i pa harruar ndër shekuj. Gjithashtu, Akademik Mark Krasniqi ka krijuar emër të madh në shkencën Kosovare, duke na ofruar gjithmonë studim të drejtë të çështjes shqiptare.
Qytetari i nderit i Komunës së Gjakovës, Akademik Krasniqi, gjithmonë do të mbetet shembulli më i mirë se si fitohen luftrat dhe si tejkalohen sfidat me mendjen e ndritur dhe me intelektin e çmuar!
Shumë krenar për veprat që i la pas dhe shumë të pikëlluar që fizikisht nuk ju kemi më në mesin tonë!
Me respekt të veçantë,
Mimoza Kusari-Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat