Mushkolaj: Asociacioni entitet autonom brenda Kosovës

Kosova

Mushkolaj: Asociacioni entitet autonom brenda Kosovës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 09:29

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka ngjallur reagime të shumta si nga ana e shoqërisë civile ashtu edhe nga ana e shumë liderëve partiak.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i keq për Kosovën.

“Marrëveshja për krijimin e Asociacionit është një lajm i keq për Kosovën. Me funksionalizimin e tij, vendi do të dezintegrohet dhe kundërshtimi i serbëve do të rritet”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj më pas ka theksuar se kompetencat e këtij Asociacioni në fusha të rëndësishme të jetës e bëjnë atë entitet autonom brenda Kosovës.

“Asociacioni nuk ka lidhje me OJQ dhe ata që thonë kështu gënjejnë. Pasojat negative për vendin nga krijimi i Asociacionit do të shihen në vitet e ardhshme”, u shpreh Mushkolaj.

Themelimin e këtij Asociacioni e kanë kundërshtuar vazhdimisht edhe opozita, madje ata thonë se me themelimin e këtij Asociacioni janë legalizuar strukturat paralele serbe brenda territorit të Kosovës./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat