“Zajednica” me kompetenca të autonomisë?

Kosova

“Zajednica” me kompetenca të autonomisë?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 09:14

Pikat që i përmban Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk dallojnë shumë nga statusi special që kanë kërkuar qytetarët serbë në veri të vendit.

Me kompetenca ekzekutive në fushën e arsimit, në shëndetësi, administratë, me Kuvend, kryetar e nënkryetar, buxhet sa gjysma e shtetit të Kosovës, me “Civilna Zastita” të konvertuar në polici, telefoni të veten..., “Zajednica” serbe do të jetë autonomi brenda Kosovës.

Kështu vlerësojnë politologët dhe përfaqësuesit e opozitës kosovare, disa nga të cilët, shpresojnë që marrëveshja e 25 gushtit, të mos zbatohet si disa nga të shkuarat. Sipas tyre, Serbia do ta shfrytëzojë Asociacionin për t’u përzier në punët e brendshme të Kosovës.

Mirëpo, në anën tjetër Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se marrëveshja për Asociacionin është pragmatike që nuk ka lidhje me kompetenca ekzekutive. Madje në Qeveri e quajnë naivitet deklaratën se Asociacioni i Komunave Serbe përbën autonomi territoriale e politike për serbët. (Zëri)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat