Kryeziu: Kundërshtova për Asociacionin, LDK nuk më përfilli

Kosova

Kryeziu: Kundërshtova për Asociacionin, LDK nuk më përfilli

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:08

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në legjislaturën e kaluar nuk kishte mbështetur ndryshimet në tekstin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndryshime të tilla u tha të ishin kërkuar nga nënkryetari i Komisionit për Administratë publike dhe qeverisje lokale, dhe anëtari i LDK-së Eqrem Kryeziu.

Ky i fundit nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se si janë zhvilluar ngjarjet atëherë.

Shkrimi i plotë i Eqrem Kryeziut në Facebook:

Pak histori për Asociacionin e Komunave Serbe

Në mandatin e kaluar isha nënkryetar /më pati nderuar LDK-ja me atë funksion/ i Komisionit Kuvendor për ... administratë publikë e qeverisje lokale. Në këtë mënyrë Komisioni ynë /me kryetar z. Idriz Vehapin/ duhej ta miratonte tekstin e dakorduar në Brussels mes Kosovës e Serbisë për atë Asociacion, për t'u miratuar pastaj në Kuvend.

Vogëlsia ime mori guximin ta kundërshtonte atë formulim, duke kërkuar që mos të thuhej "AKS në Republikën e Kosovës", por "AKS i Republikës së Kosovës" dhe pas "AKS mund të shpërbëhet vetëm nga 2/3 e pjesëmarrësve" të shtohet "dhe kur vendimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të saj".

Besa rezistuam nja gjashtë muaj, pastaj reagoi titullari i Ambasadës Gjermane, një ditë pas edhe titullarja e Ambasadës së ShBA-ve, duke thënë "kujdes me AKS!".

Me këtë rast falënderoj z. Idriz Vehapin edhe disa anëtarë të Komisionit për përkrahje.

Pata raportuar edhe në grupin kuvendor të LDK-së, por kisha përshtypjen se aty kishte pak njerëz që u interesonte.

Tani e pashë tekstin dhe e shoh se propozimi dhe rezistenca jonë nuk është përfillë.

Ka vajtur kot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat