Bahtiri: Heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit, relakson raportet

Kosova

Bahtiri: Heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit, relakson raportet

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:06

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se marrëveshja e arritur në Bruksel, për largimin e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, do të respektohet pikë për pikë.

Ai ka vlerësuar se me hapjen e kësaj ure do të përfitojnë të gjithë qytetarët, më së shumti ata serbë, të cilët, sipas tij kanë qenë të izoluar deri më tani.

Bahtiri ka thënë për “Epoka e re” se largimi i barrikadës do të ndikojë në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve shqiptare dhe atyre serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat