​Jahjaga në Konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police

Kosova

​Jahjaga në Konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 23:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë ne hapjen zyrtare të Konferencës së 53-të Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Gruas në Polici (IAWP) që po mbahet në Cardiff të Wales në Britaninë e Madhe. IAWP sivjet shënon 100 vjetorin e themelimit të tij.

Në këtë shënim të përvjetorit të IAWP po marrin pjesë qindra përfaqësuese të policisë nga një numër i madh i vendeve të ndryshme të botës. Në mesin e tyre edhe një numër i përfaqësueseve të Policisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga në darkën zyrtare mbajti një fjale rasti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit që prej periudhës së luftës e deri më sot. Në veçanti ndërtimin e institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës, që ka arritur të bëhet institucioni më i besueshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Në vazhdim po e botojmë të plotë fjalën e presidentes Jahjaga:

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

E nderuara Jane Townsley,

Kam kënaqësi të madhe t’ju drejtohem këtë mbrëmje, në përvjetorin e 100-të të ANGP-së, e cila përfaqëson lëvizjen e grave për shoqëri më të sigurta dhe më përgjegjëse, për drejtësi dhe sundim të ligjit, për paqe dhe siguri.

Jam krenare që shoh këtu kaq shumë gra, oficere të zbatimit të ligjit nga mbarë bota. Të udhëhequra nga principet fundamentale të demokracisë, pjesëmarrjes, barazisë, zhvillimit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët njëlloj, ju e keni bërë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore mision tuajin jetësor.

Shumë nga ju keni thyer tabutë në shoqëritë tuaja duke qëndruar në linjën e frontit të sundimit të rendit dhe ligjit. Me dedikimin tuaj të patundur, ju keni forcuar funksionimin demokratik të shoqërive tuaja dhe keni mbrojtur të drejtën e secilit qytetar për të jetuar me dinjitet dhe të drejtën që ata të luajnë rolin i cili u takon në shoqëri.

Ju keni treguar, nëpërmes kurajës dhe vendosmërisë suaj, se një e ardhme më e mirë është para nesh atëherë kur sundon rendi dhe ligji. Mbi të gjitha, ju keni dëshmuar se siguria për të gjithë qytetarët, për meshkuj dhe për femra njëlloj, është një normë për paqe të qëndrueshme, për shoqëri përparimtare dhe demokraci kuptimplote.

Përgjatë historisë, ne kemi parë se si udhëheqja nga gratë ka ndryshuar drejtimin e historisë, jetën e përditshme të njerëzve nëpër komunitetet e tyre në mbarë globin, për të dëshmuar se gratë janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të shtetndërtimit, duke krijuar një botë më të sigurt dhe më të drejtë për secilin.

Këtë lloj të trashëgimisë mbresëlënëse lidershipi dhe anëtarët e ANGP-së e kanë rrënjëzuar dhe e kanë kaluar me krenari nga një gjeneratë në tjetrën, dekadë pas dekade.

Siç e dinë shumë nga ju, unë kam pasur kënaqësinë që të takoj shumë anëtarë të ANGP-së gjatë viteve, në pozitën time të mëhershme. Kam qenë dëshmitare e një pune impresive të cilën ANGP-ja e ka bërë dhe ndryshimin të cilin e ka sjellë nëpër komunitete në mbarë botën, d uke e riafirmuar secilën herë rëndësinë e pjesëmarrjes së grave ne forcat e sigurisë për një paqe të qëndrueshme dhe shoqëri gjithë përfshirëse.

Është po ky ndryshim transformativ, i bazuar në principet fundamentale të barazisë në mes të qytetarëve dhe sigurisë për secilin, të cilin ANGP-ja e ka promovuar vazhdimisht nëpërmes programeve të saja dhe rrjetit gjithnjë e më të gjerë, duke riafirmuar se është detyrë dhe obligim i oficerëve të zbatimit të ligjit dhe forcave të sigurisë shtetërore që të mbrojnë të drejtat dhe liritë fundamentale të të gjithë qytetarëve, pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo besimeve fetare.

Kur këto të fundit nuk garantohen dhe nuk respektohen, paqja shkatërrohet.

Unë vij nga një shoqëri në të cilën, jo shumë më parë, forcat e sigurisë u shndërruan në dorë të zgjatur të regjimit, i cili i privoi qytetarët e pafajshëm nga të drejtat dhe liritë e tyre bazike. Diskriminim etnik, i cili zgjati me dekada, eskaloi në dhunë masive, pastrim etnik dhe gjenocid kundër popullatës së pafajshme civile.

Padrejtësia u shndërrua në ligj. Paqja kolaboi, dhe i hapi rrugë një lufte të përgjakshme në pragun e Evropës, e cila po festonte bashkimin dhe paqen e saj.

Nuk kam nevojë që t’ju përkujtoj valën e afër një milion refugjatëve shqiptarë të Kosovës, të zhvendosur nga vatrat e tyre me forcë, më shumë se dhjetë mijë qytetar të vrarë dhe të masakruar dhe afër njëzet mijë gra të dhunuara gjatë luftës, një mijë qytetarë akoma të humbur dhe shkatërrimin material nga lufta.

Por, dëshiroj t’ju përkujtoj intervenimin humanitar të NATO-s, i cili i dha fund gjenocidit të tmerrshëm dhe i hapi rrugë procesit të paqes në Kosovë. Dua t’ju përkujtoj se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale të secilit qytetar është supreme, dhe se këto vlera univ ersale duhet t’ju udhëheqin secilën ditë.

Në po këtë kohë, unë iu bashkova Policisë së Kosovës, të ngritur nga hiri i një lufte shkatërrimtare, e vendosur që t’i mbrojë indet e shoqërisë e cila ishte e rrethuat nga mjerimi i luftës, nga vuajtja nga tortura dhe keqtrajtimi, nga humbja e më të dashurve të tyre.

Ne ishim një numër grash, të cilat mund të na numëroje në gishtat e një dore, të cilat krah për krah burrave, siç e kanë bërë gratë gjithmonë në Kosovë, vendosën të kontribuojnë drejt ndryshimit të drejtimit të historisë së vendit tonë.

Ne ishim të vendosura që të transformojmë imazhin e policisë, nga ajo e cila ishte më parë - një mekanizëm i shtypjes, në atë të një institucioni shumë profesionist në ofrimin e sigurisë qytetarëve të tyre, pa marrë parasysh gjininë dhe prejardhjen etnike të tyre.

Ne, gratë police, luajtëm një rol qenësor në ndryshimin e imazhit dhe në shndërri min e Policisë së Kosovës në një nga institucionet më të besueshme të vendit, me numër më të madh të të punësuarve femra.

Ne ndryshuam perceptimin të cilin qytetarët e kanë ndaj njerëzve në uniformë, duke e zëvendësuar frikën të cilën ata e ndjenin më parë me besim dhe bashkëpunim, duke i bërë njerëzit në uniformë pjesë të pandashme të sigurisë së secilit qytetar.

Jemi ndalur shumë herë në rrugë nga qytetarë të cilët na ofronin mbështetje dhe falënderime për rolin të cilin luanim, ne gratë në uniformë, në përfitimin e besimit të tyre për institucione, duke dëshmuar për të satën herë rolin të cilin gratë e luajnë në procesin e ndërtimit të paqes.

Kosova tanimë e ka asociacionin e saj të grave police, i pari i cili është themeluar ndonjëherë në regjionin e Evropës Juglindore, një fitore jo vetëm për gratë police por, mbi të gjitha, një fitore për sigurinë e qytetarëve tanë, të vend it tonë dhe të demokracisë sonë.

Sot, ato qëndrojnë me krenari krah për krah me gratë police të mbarë globit, dhe ndajnë së bashku përvojat dhe profesionalizmin e tyre, të përqafuara për kurajën dhe vendosmërinë e tyre të paepur, gra police si Kapitenja Vjollca Hoti, heroizmi, kuraja e së cilës dhe mbrojtja e jetëve e ka bërë atë gruan e parë nga Kosova e cila është nderuar me Medaljen për Heroizëm nga ANGP-ja.

Unë dua të theksoj se, duke investuar në to, në gratë police, siç ka bërë ANGP-ja gjatë ditëve dhe dekadave të kaluara, ne investojmë në krijimin e shoqërive më përfshirëse, në institucione më llogaridhënëse, të cilat respektojnë dhe garantojnë interesat dhe të drejtat e secilit, të burrave dhe të grave, ne ngurtësojmë rrugën drejt progresit social, ekonomik dhe politik të cilit do vend.

Për këtë arsye ne duhet të sigurojmë se, përderisa jemi duke ndarë më krenari tregimet e sukseseve të komuniteteve tona, të vazhdojmë të ndërtojmë mbi to, duke rritur pjesëmarrjen e grave në të gjitha fushat e jetës, dhe të sigurohet pjesëmarrja e tyre në të gjitha nivelet e hierarkisë dhe të vendim marrjes.

Kosova, si shtet i cili ka luftuar për liritë dhe të drejtat fundamentale të qytetarëve të saj, ka shumë mësime për të ofruar rreth rëndësisë së intervenimit ndërkombëtar dhe asistencës ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të paqes, të ndërtimit të institucioneve gjithëpërfshirëse dhe themelimit të një shteti shumë etnik të bazuar në principe civile të barazisë në mes të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova është një nga shembujt më të rëndësishëm të suksesit të përbashkët të arritur nga populli dhe institucionet bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar. Ajo ka kaluar nëpër një numër etapash, nga ajo e emergjencës deri te krijimi i shtetit i cili shpreh lirshëm vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj.

Sot, Kosova qëndron si një shtet i cili promovon paqe dhe siguri në regjion dhe përtej, e vendosur që të bëhet anëtare e familjes Evropiane, e KB dhe NATO-s, një kontribuues i rëndësishëm i sigurisë kolektive.

Ajo është shndërruar në një partner të rëndësishëm në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe po bëhet një faktor i rëndësishëm ne fushën e sigurisë, duke e bërë pjesëmarrjen e saj të barabartë në institucionet ndërkombëtare të sigurisë qenësore për dhënien e kontributit të saj direkt dhe të suksesshëm sigurisë globale.

Në një botë të sfidave globale, kur konfrontohemi nga kërcënime të natyrave të ndryshme, përfshirja është përgjigja jo vetëm për sigurinë por edhe për zhvillimin e shoqërive tona. Në një kohë kur siguria e qytetarëve tanë po kërcënohet nga veprimet e grupeve radikale dhe ekstremiste, përgjigjja jonë duhet të jetë e përbashkët, nëse dëshirojmë që të kemi sukses.

Në kohën kur bota po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, rruga jonë drejt përparimit dhe zhvillimit do të sigurohet nëpërmes një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar, të bashkuar si shtete dhe si shoqëri në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë dhe të institucioneve demokratike të shoqërive tona ndaj secilit kërcënim.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Në këtë përvjetor të njëqindtë, përderisa shohim mbarë këtë përparim të arritur në fushën e sigurisë, ne po ashtu shohim sfidat e sigurisë sonë kombëtare dhe globale, por jemi paksa larg njohjes së sfidave me të cilat ballafaqohemi në mbrojtjen e të drejtave njerëzore të qytetarëve, pa marrë parasysh gjininë si dhe përkatësinë etnike dhe fetare.

Siguria e grave dhe fëmijëve vazhdon të mbetet një brengë e madhe globale, ku gratë dhe fëmijët në kohë konfliktesh javë më të prekuri t, dhe në kohë paqeje, dhuna e shkaktuar ndaj tyre arrin nivele shumë të larta, dhe prapëseprapë trajtohet si dhunë familjare.

Ne akoma na duhet që të njohim të vërtetën e madhe se siguria e grave është siguri e mbarë shoqërisë. Ne duhet ta kuptojmë se dhuna familjare është krim, se dhuna seksuale e përdorur si mjet lufte, që ka si cak më së shpeshti gratë dhe vajzat e reja, është krim lufte dhe se ne do të sigurojmë që kryesit do të dënohen dhe jo viktimat, siç vazhdojmë të bëjmë padrejtësisht.

Është koha më se e duhur që të bashkohemi dhe ta ndalojmë trajtimin e grave si qytetarë të dorës së dytë dhe të reformojmë mënyrën se si forcat tona të sigurisë veprojnë në kohë lufte dhe paqeje, në mënyrë që të garantojmë mbrojtjen e integritetit të grave dhe vajzave si dhe ndrojtjen e drejtave dhe lirive të tyre njerëzore të barabarta në çdo kohë.

Gratë janë pjesë e pandashme e progresit gjithëpërfshirës të cilësdo shoqëri, janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të proceseve të shtet ndërtimit dhe kyçja e tyre direkte siguron një botë më të sigurt dhe më të drejtë për secilin.

Është e mençur! Është e drejtë! Është koha! Që të sigurojmë se gratë dhe vajzat tona kanë qasje të barabarta në mundësitë jetësore dhe pjesëmarrje te barabartë në secilën fushë të jetës.

Të nderuar miq,

Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të posaçëm për rolin të cilin ANGP ka luajtur dhe posaçërisht për mbështetjen e vazhdueshme të cilin e ka shfaqur për gratë police të Kosovës dhe për vendosmërinë e tyre që të mbështesin regjionin për ndërtimin e kaptinës së paqes dhe pajtimit.

Mikja ime e mirë, Jane Townsley, lidershipi dhe vizioni juaj ka hapur mundësi për gratë police të Kosovës dhe ka ndikuar pozitivisht në jetërat e qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh gj ininë apo prejardhjen e tyre etnike. Kam besim se ANGP nën lidership të ri do të vazhdojë të mbetet aleat i afërt i grave police të Kosovës dhe të grave police në mbarë botën.

Të dashura gra police nga mbarë bota, ju lavdëroj për obligimin bujar të cilin e keni marrë mbi supet tuaja që të mbroni të drejtat dhe liritë e secilit qytetar. Të bashkuara siç qëndrojmë sot, me një zë të përbashkët, do të sigurojmë superioritetin e progresit dhe zhvillimit, të përfshirjes dhe lirive fundamentale në të gjitha shoqëritë tona.

Siç e ka thënë ish-Presidenti i SHBA-ve, Franklin Roosevelt: “Liri do të thotë superioritet i drejtave njerëzore gjithkund. Mbështetja jonë shkon tek ata të cilët luftojnë që t’i fitojnë dhe t’i mbajnë ato drejta. Fuqia jonë qëndron në unitetin tonë drejt këtij qëndrimi. Për një koncept kaq të lartë, nuk mund të ketë ndonjë përfundim tjetër pos fitores”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat