Kështu mashtrohen konsumatorët në Kosovë

Kosova

Kështu mashtrohen konsumatorët në Kosovë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 22:42

Janë shpeshtuar rastet ku konsumatorët po bien viktimë e çmimeve nëpër marketet e mëdha në Kosovë.

Rasti i fundit ka ndodhur në njërin prej marketeve në Prishtinë. Kjo shpjegohet më mirë edhe në faturën më poshtë që një qytetar e ka dërguar tek KosovaPress-i.

Aty shihet shumë qartë se si ai ishte mashtruar për 20 cent më shumë tek arka, përderisa në vitrinën ku vendosen produktet çmimi figuron për 20 cent më pak.

Ky konsumator ka paguar 2.45 euro tek arka për një çokollatë, përderisa në vitrinë çmimi ka qenë 2.25 euro.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët i vërejnë dhe ankohen për këto mashtrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat