Kërkohet komision hetimor për demarkacionin (Video)

Kosova

Kërkohet komision hetimor për demarkacionin (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:25

Nënshkrimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi, po vlerësohet me tone të ndryshme nga partitë opozitare dhe nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Përderisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vlerëson si marrëveshje të dëmshme për vendin, analistët propozojnë ngritjen e një komisioni parlamentar i cili do të hetonte punën e komisionit.

Për nënkryetarin e AAK-së, Pal Lekaj, marrëveshja të cilën e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e dëmshme.

“Më këtë marrëveshje më së shumti sipas tij kanë humbur qytetarët e Pejës dhe Kosovës në përgjithësi”, thotë ai.

Sipas tij, është e papranueshme që qytetarëve të asaj zone tu merren ato prona më të cilat ata kanë menaxhuar për vite të tera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat