Për ASK-në thonë: Entitet legal, pa kompetenca ekzekutive (Video)

Kosova

Për ASK-në thonë: Entitet legal, pa kompetenca ekzekutive (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:04

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij. Statuti do të aprovohet nga Kuvendi themelues i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.

Ky dokument pritet të hartohet brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve nga Ekipi Menaxhues, në mënyrë që më pas të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë.

Në lehtësim të hartimit të statutit, sipas nevojës, parashihet të përfshihet Ministria e Qeverisjes Lokale.

Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog.

Cilido amendament që do të prezantohet nga Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Brenda një viti nga aprovimi i statutit të Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij.

“Asociacioni i komunave nuk ka kompetenca ekzekutive, por është këshilldhënës”, vlerëson anëtari i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Muharrem Svarqa, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat