Shqiptarët e veriut shqyrtojnë mundësinë e shpërnguljes

Kosova

Shqiptarët e veriut shqyrtojnë mundësinë e shpërnguljes

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:20

Në Komunën e Leposaviqit ndodhen tri fshatra shqiptare - Bistricë, Cerajë e Vllahi - të cilat në katër anët janë të rrethuar me fshatra të populluara me serbë. Lajmet që morën ata ditëve të fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk u priten mirë.

Disa prej banorëve të këtyre fshatrave thanë për Gazetën Fjala se e ndjejnë vetën të pa sigurt dhe se ndjehen të frikësuar nga kjo krijesë.

“Neve s’po na vetë kush, e as s’po na vizitojnë. Po ndjehemi të pasigurt”, ka thënë Nezir Bistrica nga fshati Bistricë.

Njëlloj shprehet edhe Avni Halili, banor i fshatit Cerajë, i cili me shqetësim thotë se i ka përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë e Bruksel.

“Jemi të frikësuar... jemi të harruar” ka thënë ai.

Halili ngre edhe një shqetësim: nuk i pëlqen e ardhmja që po e mendon, sepse mund të jenë të detyruar ta braktisin fshatin dhe të shkojnë në Mitrovicë.

“Nëse del siç po flitet në televizion, neve nuk ka mbetet tjetër veç me u shpërngulë”, thekson Halili.

Ngjashëm mendon edhe nënkryetari i Komunës së Leposaviçit, Xhemshit Bekteshi. Ai, duke folur me rezerva, meqë është pjesë e qeverisjes komunale të Leposaviçqt, shprehet se nuk është gjithçka në rregull.

“Puna nuk është mirë, e tjetër s’muj me thanë asgjë”, ka thënë Bekteshi.

Ndryshe, fshatrat e banuara me shqiptarë në komunat veriore, qe një kohë janë të lëna pa mbështetje. Deri para një viti, Qeveria u kishte siguruar atyre një autobus që i bartte për në Mitrovicë, ndërkaq tash e një vit kanë mbetur të izoluar, pasi autobusi i vetëm që kalonte nëpër atë pjesë nuk qarkullojn më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat