Bahtirin të gjithë e bllokojnë në zhvillim: Tash më bllokon pozita - LDK

Kosova

Bahtirin të gjithë e bllokojnë në zhvillim: Tash më bllokon pozita - LDK

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:50

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK-ja e Mitrovicës po e pengon në zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Unë kam takim të dielën me presidentin Behgjet Pacolli në ora 12:00, ndërsa për ora 17:00 kam thirr takim me kryesinë e degës së AKR-së në Mitrovicë për ta rishqyrtuar koalicionin me LDK-në, sepse askush nuk mund të më bllokojë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, pasi që unë kam ardhur me këtë mision. LDK-ja sot në Kuvend e ka bllokuar zhvillimin ekonomik, pasi që nuk e ka votuar njërën prej pikave që kishte të bënte me zhvillimin ekonomik”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

Ai ka thënë se më herët opozita e ka bllokuar për zhvillimin ekonomik të qytetit, ndërsa tash po e bllokon pozita, përkatësisht LDK-ja, gjë të cilën thotë se nuk do ta lejojë të vazhdojë të ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat