Mustafa e quan Albin Kurtin gomar

Kosova

Mustafa e quan Albin Kurtin gomar

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj reagimit të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kundër reagimit të Hashim Thaçit i cili i kishte dalë në mbrojtje kryeministrit.

Kurti, në reagimin e vet kishte thënë se Isa Mustafa, po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg ndërsa kishte përmendur edhe “Zajednicën” (Asociacionin e Komunave serbe) të cilën - sipas Kurti - e ka mundësuar “Zajednica (bashkimi) i vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.

Isa Mustafa, pa ia përmendur emrin, Albin Kurtin e ka quajtur “gomar të Zajednicës”.

“A e di kush cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat