Ekspozitë “në qiell” për të zhdukurit e Kosovës

Kosova

Ekspozitë “në qiell” për të zhdukurit e Kosovës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:09

Me fotografi të vendosura në “qiell” po tregojnë që ende ka një numër të madh të personave të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet që nga lufta e fundit në Kosovë. Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore e kanë për qëllim që ata t’i zbresin në tokë.

Kështu mendojnë të qetësojnë të gjithë ata familjarë që tash e 16 vite presin ndonjë lajm për eshtrat e më të dashurve të tyre, që forcat serbë ua vranë , e pastaj i zhdukën.

Stafi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore ka shpalosur sot një ekspozitë për personat e zhdukur. Në “muzeun” e këtij departamenti, përmes rreth 300 fotografive u paraqit puna e DML-së me gërmime e familjarë që nga viti 2002 e deri më tani.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë se kjo ishte ideja e stafit të DML-së, përmes së cilës shprehin edhe afërsinë që e kanë me familjarët e të zhdukurve.

“Ky mesazh njëherit paraqet edhe ndjesitë dhe afërsinë që ne e kemi me familjarët dhe njëkohësisht këto fotografi që në njëfarë forme janë në qi ell apo në ajër qëllimi ynë është që deri në apo deri tek personi i fundit sa i kemi edhe 1650 t’i zbresim në tokën e Kosovës dhe sado pak të zbusim ankthin që familjarët të kenë një vend për dërgesën e luleve”, thotë ai.

Duke i shikuar fotografitë e prezantuara, përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkinaj thotë se nuk është bërë mjaft punë.

Megjithatë, sipas tij, ky departament kaq ka në dorë, nuk mund të bëjë më shumë.

“Jam ai që nuk jam i kënaqur me punën por nuk keni asgjë në dorë. Ne gjithmonë familjarët jemi të zhgënjyer dhe jemi të ngacmuar kohëve të fundit. Ne shumë jemi të ngacmuar, dhe shumë gjëra po bëhen që neve nuk po na kalon muaji pa na pre k aq thellë sa po na duket që për së dyti ose për së treti po na i marrin fëmijët”, thotë ai.

Ai shprehu falënderim për DML-në, në emër të familjarëve, për punën që ky departament po bën tash e sa vit drejt ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Për këtë ekspozitë, stafin e DML-së e falënderoi edhe kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.

“Departamenti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me vendorët dhe EULEX-in kryen punën profesionale dhe uroj që kjo ekspozitë, kjo përformancë e dhënies së porosive, mesazheve që ende ballafaqohemi me këtë dhembje, me këtë ankth, besoj që do të ndikojë pozitivisht ne opinionin publik dhe ndërkom bëtar. Në veçanti është edhe qëllim homazhi për të gjithë ata të cilët kanë rënë, por edhe për ata që i kërkojnë, dhe motoja e aktiviteteve për shënimin e 30 gushtit është “Vazhdojmë t’i kërkojmë” prandaj kjo është përgjegjësi institucionale dhe mendoj që me ndihmë të përbashkët mund ta zbusim këtë dhembje”, thotë ai.

Prezantimi i kësaj ekspozite u bë në kuadër të aktiviteteve të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, për nderë të shënimit të ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur(30 gusht).

Duhet theksuar se ekspozita u realizua me vetë-financim nga ana e departamentit.

Të pranishëm në prezantimin e ekspozitës ishin edhe shoqatat e familjarëve te të pagjeturve, përfaqësues të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Lutës, të EULEX-it, Kryqit të Kuq e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat