Kurti: Zajednicën... e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës

Kosova

Kurti: Zajednicën... e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:01

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj mbrojtjes që Hashim Thaçi ia ka bërë kryeministrit Isa Mustafa pas aksionit ë Vetëvendosjes në fshatin e tij të lindjes në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës. Ai këtë e ka lidhur edhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, qe ai i referohet "Zajednicë".

Lidhur me këtë mbrojtje Kurti ka shkruar:

“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat