Intelektualët të mos ikin nga përgjegjësia që kanë ndajë Kosovës

Kosova

Intelektualët të mos ikin nga përgjegjësia që kanë ndajë Kosovës

Nga: Intervistoi: Ridvan EMINI Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:27

Është një rrugëtim anormal i një tranzicionit të stërzgjatur me shumë pasiguri në kuptimin e qëndrueshmërisë të shtetit që po krijojmë. Gati në çdo mekanizëm ndërkombëtarë, ne inkuadrohemi vetëm falë ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë.

Bota Sot: Ku gjendet Kosova sot politikisht?
Tahiri:
Është një rrugëtim anormal i një tranzicionit të stërzgjatur me shumë pasiguri në kuptimin e qëndrueshmërisë të shtetit që po krijojmë. Gati në çdo mekanizëm ndërkombëtarë, ne inkuadrohemi vetëm falë ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë. Nganjëherë këto shërbime kushtojnë. Por defekti kryesor, buron nga raporti politik i brendshëm i cili nuk po arrin të krijoj kredibilitet për vendin dhe as për vetë politikbërësit. Kur u konceptua Kosova si një shtet me mbikëqyrje ndërkombëtare, kjo vetvetiu kuptohej si kompromis, e mos të flasim më për “de-kombëtarizimin” e imponuar. Kam frikë se më populli nuk e dijë se deri sa larg do të shkojë kjo seri e vazhdueshme e kompromiseve që karakterizuan pasluftën. Shumë nga politikanët të nxitur nga instinkti i mekanizmit vetëmbrojtës, po i japin opinionit mesazhe konfuze dhe nuk po lejojnë perceptimin e drejtë të situatës. Është plotësisht në rregull, që kur një politikbërës detyrohet të përpijë një vendim të padrejtë, të imponuar nga faktorë të ndryshëm, ai të dalë para publikut dhe në mënyrë transparente të thotë se nuk pajtohet as ai vetë, por ishte punë që duhet bërë patjetër, ose ndryshe ballafaqoheshim me pasoja ndoshta edhe më të mëdha. Në Kosovë, ndoshta edhe si kompleks individual, politikbërsi tenton që të arsyetoj çdo vendim, sa që nganjëherë çuditemi dhe pyetemi, a janë këta njerëz që njihnim edhe më parë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat