Jep dorëheqje drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Kosova

Jep dorëheqje drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:42

Në vazhdën e zhvillimeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit (QP) - Prizren ka paraqitur sot dorëheqjen nga pozita e Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Akti i dorëheqjes i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Emrush Thaçi.

Drejtori i QP - Prizren aktin e dorëheqjes e ka marr si hap personal për rrethana personale-shëndetësore, gjithashtu duke marrë për bazë zhvillimet në institucionin me të cilin ka udhëhequr, njofton Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat