Hungaria premton mbështetje për Kosovën

Kosova

Hungaria premton mbështetje për Kosovën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:27

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Ministri Agani, fillimisht i uroi mirëseardhje ambasadorit hungarez në Kosovë, duke i garantuar bashkëpunim të sinqert me ministrinë që ai drejton.

Ambasadori Markusz, falënderoi ministrin Agani për mikpritjen, ndërsa i premtoi mbështetje të Qeverisë së Hungarisë, në projektet që ndërlidhen me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.

Të dy palët u pajtuan se ky bashkëpunim i ndërsjellë, në të ardhmen duhet të fuqizohet edhe në tej, gjithmonë në shërbim të interesave ndërshtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat