Suspendohen shtatë zyrtarë korrektues

Kosova

Suspendohen shtatë zyrtarë korrektues

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:17

Shërbimi Korrektues i Kosovës, kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat që çdo dukuri negative t`a raportojnë tek SHKK dhe organet e drejtësisë.

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Korrektes, Emrush Thaçi ka marrë vendim të suspendimit të katër zyrtarëve korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me dyshimin për keqpërdorimit të detyrës zyrtare rasti i arratisjes i të burgosurit, M. K. gjatë përcjelljes humanitare dhe gjetjes së kontrabandës në këtë institucion.

Të suspenduarit janë udhëheqësi S. SH. i cili ka qenë në detyrë në zëvendësim të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, udhëheqësi i vizitave M. Z, mbikëqyrësi i lartë O. H. dhe oficeri korrektues D. G.

Me rastin e arratisje së të burgosurit të tre oficerët korrektues H. F; A. S; dhe I. H. menjëherë janë suspenduar dhe gjenden në arrest shtëpiak.

Lidhur me këto rastet në QP –Prizren janë suspenduar gjithsej shtatë zyrtarë korrektues dhe janë bërë inicime të procedurave penale në policinë e Kosovës lidhur me rastet.

Po ashtu, Drejtori i Përgjigjëm, Emrush Thaçi ka formuar komision hetues lidhur me rastin e largimit nga pavijoni gjysmë i hapur i të burgosurit R. R. dhe moskthimit nga vikendi i te burgosurit Xh. R. Varësisht nga rezultatet e hetimeve ne do të marrim veprime në përputhje me procedurat ligjore.

Që nga marrja e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Thaçi ka nxjerrë disa vendime për luftimin e dukurive negative në SHKK dhe si rezultat i këtyre vendimeve kemi një mori rezultatesh në ndjekjen e dukurive negative në SHKK.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë bërë gjashtë raste të arrestimeve nën keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kemi proceduar disa raste pranë organeve të drejtësisë, ku janë duke u zhvilluar hetime.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat që çdo dukuri negative t`a raportojnë tek SHKK dhe organet e drejtësisë.

Së shpejti SHKK do t`a ketë edhe ueb faqen e saj ku do të keni informata të nevojshme për zhvillimet në këtë institucion, si dhe mundësin e paraqitjes së denoncimeve dhe ankesave për stafin e SHKK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat