Me pako të re fiskale priten investime të reja

Kosova

Me pako të re fiskale priten investime të reja

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 13:45

Në Pakon e re fiskale që pritet të filloj së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti, parashihet heqja e TVSh-së për makineri prodhuese, për lëndën e parë dhe për teknologji informative. Po ashtu, me këtë pako parashihet ndryshime tek të ardhurat për korporata për lirimet tatimore dhe lehtësira të tjera fiskale për bizneset sa i për ketë investimeve të reja.

Kështu është bërë e ditur gjatë takimit Konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave. Ministri i Financave, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se për sa i për ketë pakos se re fiskale janë disa çështje që janë mjaft të rëndësishme të debatohen me komunitetin e biznesit për t’i vlerësuar ato ndryshime. Ai tha se me këtë pako parashihen lehtësira të mëdha për bizneset.

Hoti: Lehtësira fiskale për bizneset e reja

“Janë një tri, katër çështje që ne kemi nevojë t’i ndajmë me ju dhe të marrim vlerësimin e juaj. Tek ligjet bëjnë pjesë heqja e TVSh-së nga makineria prodhuese, nga lënda e parë dhe teknologjia informative. Janë këto tri ndryshime të mëdha qëjanë bërë në ligj... Ndryshimet tek të ardhurat për korporata janë ndryshime teknike. Lirimet tatimore që është pjesë e prog ramit të qeverisë për ofrimin e lehtësirave fiskale për bizneset sa i përketë investimeve të reja”, tha Hoti.

Sipas tij, është e një rëndësie të veçantë që të komentohet se çka konsiderohet makineri prodhuese dhe si mund t’i kodifikohen që të mos ketë më dilema as në doganë, as në ATK. Po ashtu, duhet të definohen edhe lëndët e para në mënyrë të jetë më lehtë të punohet.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Ruzhdi Zeqiri, tha selirimet në import për makineri dhe lëndë të parë do t’i mundësojnë kompanive të investojnë më shumë.

Zeqiri: Këto ligje kanë bërë një progres të dukshëm

“Këto ligje është e vërtet se kanë bërë një progres të dukshëm për shumë çështje krahasim me ligjet e kaluara. Po dua me i përmend sisa çështje të cilat kanë ndikim më të madh. Trajtimi i borxheve të këqija që do të trajtohet në tri ligjet tatimore, shpenzimet për ushqim dhe transport të punëtorëve,trajnimi...Pushimet tatimore në rastin e investimeve që është mjaft e mirë dhe do të ndikojë në rritjen e investimeve qoftë vendore po edhe të huaja. Lirimet në import për makineri dhe lëndë të parë do ti mundësojnë kompanive të investojnë më shumë”, tha Zeqiri.

Sipas tij, aplikimi i normës për 8 për qind për disa lloje të mallrave të konsumit të gjerë ka një rëndësi të veçantë.

Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Suat Berisha, tha se AKB ka pasur pritje të mëdha nga ky kabinet qeveritar, andaj edhe më tutje, sipas tij, ky komunitet do të jetë kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve.

Berisha: Kemi prit më shumë nga Qeveria

“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë thirrje në vazhdimësi që këto reforma të jenë të karakterit sa më të thellë, sa më radikale dhe në një të ardhme të afërt të shihen efektet e këtyre reformave. AKB është e vërtet se ka pasur pritje më të mëdha nga ky kabinet qeveritar, andaj edhe më tutje ne jemi kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve”, tha Berisha.

Ai beson se një të ardhme të afërt do të ulën dhe t’i shohin prapë mangësitë e të gjitha këtyre ndryshimeve.

Kurse, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku, tha se ATK ka bërë të gjitha përgatitjet që të përgatiten format dhe procedurat në mënyrë që legjislacioni të filloi së zbatuari ashtu siç është parapa me ligj.

Sharku tha se do të vazhdojnë së bashku me bizneset të punojnë në mënyrë që të krijoh en edhe kushte dhe procedura sa më të lehta që bizneset ti kryejnë procedurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat