Vetëvendosje: Ja si “Zajednica” thyen territorin e Kosovës (Foto)

Kosova

Vetëvendosje: Ja si “Zajednica” thyen territorin e Kosovës (Foto)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:41

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Përmes këtij aksioni aktivistët e Vetëvendosjes treguan edhe një herë se janë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo siç po e quajnë VV “Zajednicës”.
Në këtë aksion simbolik ata improvizuan një mur në të cilin ishte e vizatuar harta e Kosovës, ku më pas kjo hartë u thye përmes një guri në të cilin shënonte “Zajednica”, e të cilin e mbante në duar kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti theksoi se prej nënshkrimit të tekstit skandaloz nga Isa Mustafa po del që “Zajednica” të jetë më e fuqishme se vetë shteti i Kosovës.
“Me këtë nënshkrim Isa Mustafa e Hashim Thaçi treguan se janë të gatshëm ta destabilizojnë Kosovën. Ne do të vazhdojmë me aksionet simbolike sepse ne jemi kundër shkatërrimit të Kosovës. Aksionet do të vazhdojnë edhe deri në protesta e demonstrata”, ka thënë Ahmeti








Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat