​Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Kosova

​Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Më: 9 gusht 2015 Në ora: 21:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës jep parashikimin e motit për javën që vjen. Sipas Institutit deri të premten temperaturat do të jenë deri në 32 gradë celsius.

Ja komunikata e IMHK:

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugperëndimore dhe juglindore e kontinentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut.

Një gjendje po thuaj e ngjashme do të vazhdoj edhe ditën e martë me kushte të njëjta meteorologjike, kurse nga dita e mërkurë deri të premten në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperëndimin për tu zgjeruar më pas në tërë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e di tës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat