Sërish flet Ajnishahe Halimi, kësaj here për Fisnik Ismailin e Visar Ymerin

Kosova

Sërish flet Ajnishahe Halimi, kësaj here për Fisnik Ismailin e Visar Ymerin

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:26

Ish-anëtarja e lëvizjes Vetëvendosjes, Ajnishahe Halimi përmes një shënimi në Facebook ka goditur sërish Vetëvendosjen. Ajo është marrë sidomos me fjalimin e Fisnik Ismajlit dhe me Visar Ymerin. Sipas saj, Ismjali kishte një fjalim irritues në Kuvend, derisa ka thënë se Visar Ymeri nuk ndjen asgjë për UÇK-në.

Lexojeni të plotë postimin e saj në Facebook:

“Kur dikush të mbron më shumë se sa ti e mbron vetën tënde…

Edhe më parë, por sidomos prej dje po mendoj për diskutimet, veprimet si dhe vendimet që po i ndërmarrin deputetët e Kuvendit të Kosovës. I kam percjellë sidmomos gjatë këtyre ditëve kur temë diskutimi ka qënë themelimi i Gjykatës speciale.

E patë fjalimin iritues të Fisnik Ismajlit?! Edhe e “mbronte” UÇK-në, edhe në anën tjetër thoshte ju SHIK-u duhet të burgoseni për të gjitha dhunimet që i keni bërë! Ç’absurditet! Të dyjat nuk shkojnë bashkë.

Disa prej tyre kurrë nuk i kam kuptuar dhe as sot nuk mund t’i kuptoj kur flasin për mbrojtjen e UÇK-së , kur dihet që fare nuk kontribuan as finaciarisht e as fizikisht në rritjen dhe formimin e Saj! Konkretisht deputeti i LVV Visar Ymeri, biografia e të cilit fillon: Në vitin 2007 u bë anëtar i LVV dhe – kaq! Çfarë mund të ndiejë dikush për UÇK , kur nuk e ka përjetuar formimin e saj dhe nuk e ka dhënë as kontributin më të vogël për të?! UÇK nuk ka nevojë të mbrohet nga mbrojtës të rremë.

Ajo është e mbrojtur nga vetë populli që e lindi, e ushqeu, e strehoi… si dhe nga partnerët të cilët na ndihmuan ta formojmë ATË. Formimi i saj ishte nevojë, domosdoshmëri për mbijetesën tonë, për sendërtimin e kauzës sonë. Si njerëz që jemi, mund të jemi të mirë, të sjellshëm, me edukatë, me kulturë, humanistë dhe të pakorruptuar.

Por, mund të jemi edhe e kundërta e tyre: vrasës, të korruptuar, kriminelë të paedukatë etj. Dhe këto veprime duhet sanksionuar me ligj, kundrejt këtyre individëve, kushdo qofshin ata! Sepse, vetëm kështu tregohet civilizimi. Si mund të paragjykojmë për servilizëm kundrejt partnerëve tanë të cilët aq sa UÇK kontribuan në çlirimin e atdheut tonë. A ju kujtohet Xheimi Shia, gjatë kohës kur bombardonte NATO?! Në paraqitjet e tij fliste me entuziazëm për rritjen e UÇK, ngriste moralin.

Çfarë i thonë kësaj, parteneritet apo servilizem?! A ju kujtohet Hill kur ishte në LIkoc dhe pse ishte?!
Ishte sespe UÇK e konsideronte aleate për t’a mundur Serbinë. Prandaj, t’a kthejmë pak kujtesën! Cila është arsyeja që partnerët tanë të jenë kundër UÇK-së dhe ta gjykojnë atë për krime lufte? Atëherë, pse këta partnerë investuan aq shumë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës bashkë me UÇK-në?!

Për t’a dënuar atë, apo disa individë të cilët, eventualisht, kanë bërë krime në emër të saj?! Të gjitha janë të qarta, populli i di, vetëm disa deputetë të opozitës nuk po e ditkan se për palët në konflikt kërkohen edhe kompromise.

Dhe dihet se kompromiset nuk sjellin të mira vetëm për njërën palë, por në këtë rast nuk shoh ndonjë të keqe pse po formohet një gjyaktë për t’u vërtetuar nëse janë krye krime apo jo. Pajtohem që Serbia duhet të denoncohet me padi për krimet të cilat i ka bërë në Kosovë. Secili njeri, shoqatë apo pozitë e opozitë, pa e përjashtuar qeverinë e Kosovës është dashur t’a bëjnë që moti sepse vitet po ikin. Shtrohet pyejta pse opozitës i doli gjumi vetëm dje për një mocion kundër gjenocidit të kryer në Kosovë, dihet nga Serbia. Ku ishte më heret, qe sa legjislatura kanë kaluar?! Pse pikërisht dje?! Cila ishte prapavija e saj?! A thua menduan që mund ta ndalin votimin e speciales apo …..?

Kur dikush mbron UÇK-në më fort se sa ajo vetë mbron vetën e saj…’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat