Nga sot, gjakovarët paguajnë faturat e mbeturinave në Postë

Kosova

Nga sot, gjakovarët paguajnë faturat e mbeturinave në Postë

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:50

Që nga sot, qytetarëve të Komunës së Gjakovës u është ofruar edhe një shërbim i ri nga Posta e Kosovës, pagesa e faturave të mbeturinave në zyra postare, pa kurrfarë provizioni.

Marrëveshja për këtë shërbim sipas një komunikate të Postës së Kosovës është nënshkruar të mërkurën nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave "Çabrati", Kujtim Qela.

Udhëheqësit e të dyja ndërmarrjeve publike janë shprehur të kënaqur që tash e tutje rreth 17 mijë klientë të kompanisë “Çabrati” do ta kenë më afër vendbanimit të tyre mundësinë për pagesën e faturave duke marrë parasysh rrjetin e gjerë të zyrave postare në rajonin e Gjakovës.

Qelaj ka deklaruar se sa më e madhe të jetë pagesa e faturave, kompania “Çabrati” do të ofrojë shërbim edhe më cilësor dhe më efikas.

Në Postë mund të paguhet edhe tatimi në pronë, tatimet dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca të ndry shme të institucioneve shtetërore, pagesat për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat